Italianët, Angjelit: Duhet të rishikojmë Korridorin 8
27/05/2005 Italianët rihedhin idenë e Korridorit, duke premtuar përkrahjen e tyre në përfundimin me sukses të tij. “T’i rikthejmë këtij projekti dimensionin e vërtetë, jo vetëm si program infrastrukturor, por edhe si një mjet i fuqishëm politik dhe i komunikimit”, ka thënë gjatë një takimi me ministrin e Ekonomisë, Angjeli, presidenti i Rajonit të Puljas, Nicola Vendola. Kështu, duket se Italia vazhdon të jetë më tepër e interesuar se Shqipëria për projektin gjigand të infrastrukturës, e cila do t’i siguronte një rrugë të shkurtër drejt Ballkanit. Por duket se vetë Shqipëria nuk ka qenë e aftë të luftojë për të përfituar donacionet dhe ndihmën e duhur financiare për të materializuar projektin e Korridorit 8-të.
Gjatë takimit, ministri i Ekonomisë, Angjeli, ministri i Ekonomisë i ka ftuar investitorët italianë të rrisin prezencën e tyre në sektorin bankar dhe telekomunikacion dhe ta shohin Shqipërinë si një vend ku mund të investohet për të ardhmen, për rajonin, pasi është një nga vendet më të stabilizuara, është një trampolinë për treg të liberalizuar në Ballkan, rajon me 55 milionë konsumatorë.