Bimët mjekësore, jo gjithmonë na shërojnë
Askush nuk mund ta mohojë ro
lin kyç që shumë bimë mjekë
sore luajnë për shërimin e
sëmundjeve të ndryshme. Janë
të shumta rastet kur përdorimi i tyre ka
ndihmuar për të luftuar çdo sëmundje,
duke filluar nga e ftohura e zakonshme e
deri te kanceri. Pikërisht për këtë arsye,
si dhe për të shmangur efektin toksik e
shumë herë më të dëmshëm të ilaçeve
farmaceutike, njerëzit e kërkojnë
shpëtimin te natyra. Sigurisht që një çaj
kamomili na qetëson dhe na vë shpesh
në gjumë më lehtë dhe pa asnjë efekt
anësor në krahasim me antidepresivët,
por jo gjithmonë. Ndërsa tamblagjaku,
që prej kohësh rekomandohet për të
luftuar sëmundje të mëlçisë, nuk i bën
mirë asaj. Sipas mjekëve, nuk duhet të
nisim asnjëherë një terapi me bimë
mjekësore, nëse nuk jemi konsultuar më
parë me mjekët, apo nëse jemi duke marrë
ilaçe të tjera në të njëjtën kohë, sepse
kanë qenë jo të rralla rastet kur recetat e
gjyshërve për të na qetësuar barkun,
kollën, të vjellat apo ftohjen, na kanë
bërë dëm. E në të vërtetë, duke i besuar
traditës apo këshillave të dhëna nga një
brez te tjetri për përdorimin e bimëve
mjekësore, kjo teknikë mund të jetë
shumë e rrezikshme nëse bëhet fjalë për
përdorimin e bimëve për t‘u kuruar. Nga
çajrat, infuzët, tinkturat, apo bimët e
ndryshme mjekësore, janë dëmtuar
mëlçi, mushkëri, janë provokuar aborte,
janë dehur të sapolindurit dhe janë
shumëfishuar pasojat e rënda dhe ndonjëherë
të pakthyeshme në organizëm. Në
botë janë të shumtë ata që i kanë besuar
kollaj fitoterapisë, duke dëgjuar këshillat
e të afërmve ose të "shenjtërorëve", por
jo të paktë janë edhe ata që kanë përfunduar
në spital.
Lista e bimëve mjekësore të rrezikshme
është shumë e gjatë. Po ashtu, e
pafund është edhe lista e atyre mjekimeve
alternative që të dhëna në dozën e
gabuar, apo të marra pa asnjë rekomandim
nga mjeku, kanë shkaktuar plot
dëme. "Kemi kuruar një grua me tension
të lartë dhe me një aritmi shumë të theksuar
e të rëndë, e cila pinte lëng portokalli
të hidhur për t‘u dobësuar. Kjo është një
përgatitje aspak e dëmshme, por që në
rastin e saj ishte e rrezikshme, sepse shoqërohej
me një ilaç për gjëndrat tiroide.
Askush nuk e kishte informuar pacienten
për rreziqet e ndërveprimeve mes ilaçeve
dhe produkteve fitoterapeutike",
kështu tregon presidenti i mjekëve fitoterapeutë
dhe përgjegjës i qendrës së
mjekësisë natyrale në Francë, ku vetëm
pak kohë më parë u mbajt një kongres
për të vlerësuar rreziqet e lidhura me
mjekësinë alternative. Sipas përfundimeve
të nxjerra, disa bimë mjekësore jo
vetëm që nuk janë të efektshme, por
shpesh janë edhe të rrezikshme. Përse
ndodh kështu? Në fund të fundit, ato
janë thjesht bimë. "Sipas traditës popullore,
këto bimë mjekësore kanë vetëm
efekte pozitive mbi shëndetin dhe nuk
shkaktojnë asnjë dëm tjetër. Ato ndihmojnë
për të qetësuar ose shëruar shumë
sëmundje. Për shembull, merrni tamblagjakun,
e këshilluar prej kohësh për
të kuruar shqetësimet me mëlçinë dhe
në përgjithësi për tretjen. Nuk ka asnjë
provë shkencore që t‘i vërtetojë plotësisht
këto, edhe pse në atë bimë ka disa
substanca që justifikojnë veprimin antispazolitik
të saj. Por, në të vërtetë ekzistojnë
të tjera studime, të cilat vërtetojnë
plotësisht dëmet që ajo mund të shkaktojë.
Ne kemi vizituar tri persona që kanë
marrë hepatit për shkak të kësaj bime",
thotë mjeku Fabio Firenzuoli. E në fakt,
një nga problemet më të mëdha në përdorimin
e tyre është intoksikimi. "Sipas
të dhënave në shkallë ndërkombëtare,
ata që kurohen përbëjnë vetëm dhjetë
për qind të atyre që kanë pasur probleme,
sepse ia kanë besuar kurimin e
vetes preparateve të përgatitura në shtëpi
ose besimeve të gabuara. Tani,
armiku më i madh është interneti, ku
mund të shiten dhe blihen pa asnjë
problem bimë të rrezikshme mjekësore,
të cilat mund të shkaktojnë edhe vdekjen,
siç ka ndodhur me disa lloj bimësh
mjekësore, tërësisht helmuese", vazhdon
më tej Firenzuoli. Ndonjëherë mjafton
edhe diçka e lehtë për të shkaktuar
probleme të mëdha dhe efekte anësore
të padëshiruara. Kjo ndodh kur nënat u
japin të vegjëlve të tyre ndonjë çaj bimor
ose tinkture për t‘i vënë në gjumë. Në këto
raste, problemi nuk qëndron te bimët,
por te përgatitja e tyre nga nënat. Shumë
prej tyre përmbajnë ekstrakte alkoolike,
që dashur pa dashur i dehin të vegjlit dhe
i vënë në gjumë. Rruga për të shmangur
këto rreziqe, të mëdha ose të vogla qofshin,
sipas mjekëve është vetëm një.
"Duhet të shqetësohemi për pacientët
që kërkojnë ndihmë te mjekësia alternative
dhe në produkte shumë pak të sigurta,
si ato të prodhuara në Kinë a Indi,
apo njerëz të dyshimtë dhe këshilla nga
më të moshuarit që jo rrallë janë shumë
të rrezikshme. Pika e referimit duhet të
jetë gjithmonë mjekësia perëndimore, e
cila është në gjendje t‘u japë shpjegim të
gjitha problemeve në çfarëdo shkalle
qofshin ato. Raporti mjek-pacient duhet
të jetë një raport i ngushtë, një lidhje e
njëjtë për të gjithë ata që kërkojnë ndihmë",
shprehet Firenzuoli. Në fund, ai
thekson se duke nisur që nga fitoterapia,
te mjekësia tradicionale kineze, apo
zgjidhje të tjera të kësaj natyre, rregulli
është i njëjtë për të gjitha: "Asnjëherë nuk
duhet të nisim ndonjë prej këtyre terapive
pa u konsultuar më parë me
mjekun". Nga gjyshet është më mirë të
dëgjosh vetëm këshillat për një recetë të
shijshme torte me çokollatë!