E Diel, 1 Nëntor 2026

"Urban Cougar", "pantera" që gjuan djem të rinj

Pas krahëve kanë një martesë, ndosh
ta dhe dy, shumë meshkuj me të cilët
kanë shkuar në shtrat, ndonjë ndërhyrje
estetike dhe shumë-shumë eksperiencë.
Në anglisht i quajnë "cougar", ose
ndryshe "puma", kjo për shkak të pozicionit
të tyre për "të gjuajtur" gjahun "më të
shijshëm". Mesa duket, 40-vjeçareve ky
term u përshtatet më së miri. Këto bukuroshe
vijnë nga klubet më të famshme të
natës të Shteteve të Bashkuara dhe kanë
"zbarkuar" në internet, në sajtin "Urban
Cougar". Në këtë faqe interneti ato tregojnë
se përse duhet të jesh një "gjuajtëse"
shumë e zgjuar. Të jesh 40 vjeçe mund të
jetë një eksperiencë shumë dëfryese, sidomos
nëse "gjahu" në fjalë është më i vogël
në moshë.
"Urban dictionary", fjalori online që
përmbledh të gjitha përcaktimet e dhëna
nga përdoruesit dhe klasifikimin në bazë
të votave, do të thotë se kuptimi i fjalës
"Urban Cougar" është ky: "Grua e pjekur,
me moshë nga 30 deri në 40 vjeçe, që ka
‘braktisur‘ rregullat tradicionale të marrëdhënieve
romantike për të bërë për vete
numrin më të madh të mundur të djemve
të rinj". Me fjalë të tjera, këto femra mund
të quhen pantera. Në fakt, çdo muaj sajti
zgjedh "panterën" më të mirë, e cila
përzgjidhet mes të gjitha fotografive që
postohen online, dhe në fund të vitit më e
bukura e "gjuetareve" fiton mundësinë për
të pozuar për një kalendar seksi.
Mbretëresha e 2009-ës është Debra
Garrett, 44 vjeçe, nga Kalifornia, me një
trup shumë të bukur, e cila e përshkruan
kështu shpirtin e saj "cougar": "Kam pasur
shumë eksperienca me meshkuj më të rinj
se unë dhe e adhuroj admirimin që kanë
për mua. Për t‘i joshur përdor veçanërisht
shikimin". Pra janë gjuetare, por mbi të
gjitha kanë shpirt.
"Cougar" nuk është vetëm pozicioni i
një gruaje 40-vjeçare, e cila pëlqen shoqërinë
e djemve të rinj. Është një mënyrë
që ajo ta jetojë jetën dhe seksualitetin e saj
në bazë të gjashtë karakteristikave: të ketë
gjithçka nën kontroll, të jetë e pavarur, të
ketë eksperiencë, të jetë padyshim seksi,
të tërheqë vëmendjen e meshkujve, dhe
kryesorja, të jetë një "gjuetare" krenare.
Shoqëria u thotë femrave të veshin rroba
seksi, të drejtojnë një "station wagon"
dhe t‘i çojnë fëmijët në shkollë, por këto gra
janë ende shumë seksi dhe nuk dëshirojnë
t‘ua lënë burrave të gjithë kënaqësinë.
Dhe atëherë ja ku janë, me veshje seksi,
duke vallëzuar mes djemve të rinj, ose
duke pozuar përballë objektivit të një aparati
fotografik, me qëllim që të shfaqin anët
e tyre më tërheqëse. Nuk janë vulgare,
mundohen të mos e shfaqin shumë dekoltenë,
pëlqejnë banjat e diellit dhe flokët e
verdha, frekuentojnë diskotekat dhe klubet
e natës, e teksa pijnë dhe kërcejnë, zgjedhin
me kujdes shoqëruesit e tyre.
Historia e "Urban cougar" është shumë
famshme, por pjesëtarët brenda komunitetit
deklarojnë se janë shumë të magjep-
KARAKTERISTIKAT
"Cougar" nuk është vetëm
pozicioni i një gruaje 40-
vjeçare, e cila pëlqen
shoqërinë e djemve të
rinj. Është një mënyrë që
ajo ta jetojë jetën dhe
seksualitetin e saj në
bazë të gjashtë
karakteristikave: të ketë
gjithçka nën kontroll, të
jetë e pavarur, të ketë
eksperiencë, të jetë
padyshim seksi, të
tërheqë vëmendjen e
meshkujve, dhe kryesorja,
të jetë një "gjuetare"
STILI I TYRE
Nuk janë vulgare,
mundohen të mos e
shfaqin shumë dekoltenë,
pëlqejnë banjat e diellit
dhe flokët e verdha,
frekuentojnë diskotekat
dhe klubet e natës, e
teksa pijnë dhe kërcejnë,
zgjedhin me kujdes
shoqëruesit e tyre
INFORMACIONET
Nëse keni dëshirë të
informoheni se ku mund
t‘i takoni "cougar", faqja
zyrtare e internetit "Urban
Cougar" mund t‘u japë të
gjitha adresat e lokaleve
amerikane që dëshironi të
frekuentoni. Gjithashtu
ajo mund t‘u japë edhe
disa këshilla se si të
visheni dhe çfarë të thoni
sur: "Kemi bërë atë që meshkujt bëjnë gjithmonë,
frekuentojmë partnerë të cilët kanë
gjysmën e moshës sonë. Kur meshkujt
bëjnë diçka të tillë, duken seksi, madje as
nuk paragjykohen; ndërsa për ne femrat
gjërat janë shumë të vështira. Shpesh cilësohemi
si qenie të dëshpëruara, ose të etura
për seks", thotë një 38-vjeçare. Në fund
të fundit, mjafton t‘u hedhësh një sy
faqeve të historisë, ku mes kronikave dhe
dëshmive, "gjuetaret" tregojnë të veçantat
më pikante të netëve të tyre, për të kuptuar
se këto gra kanë më shumë dëshirë të
kënaqen dhe të ndihen ende tërheqëse
pas fundit të një martese ose zemre të thyer.
Për shembull, Luçia, 59 vjeçe, tregon se
është dashuruar me një burrë 37 vjeç;
Tina, 38 vjeçe, pasi e ka provuar eksperiencën
e parë me një djalosh 25-vjeçar,
dëshiron të njohë të tjerë. Me sa duket,
shembull për këtë kategori femrash janë
aktoret dhe këngëtaret e njohura si: Jennifer
Aniston, pothuajse 40 vjeçe, e cila
frekuenton këngëtarin John Mayer, 31
vjeç; Demi Moore, 47 vjeçe, e cila ka plot
16 vjet diferencë me të shoqin, Ashton
Kutcher. Gjithashtu, pjesë e kësaj liste
janë edhe Sharon Stone, Halle Berry,
Cameron Diaz dhe Mariah Carey, të cilat
në të shkuarën kanë pasur eksperienca
me burra më të rinj.
Dhe në fund, nëse keni dëshirë të informoheni
se ku mund t‘i takoni "cougar",
faqja zyrtare e internetit "Urban Cougar"
mund t‘u japë të gjitha adresat e lokaleve
amerikane që dëshironi të frekuentoni.
Gjithashtu ajo mund t‘u japë edhe disa
këshilla se si të visheni dhe çfarë të thoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›