Mbi 6 mijë emigrantë shqiptarë për 15 orë në Kakavijë
Autori i Lajmit: red.
Fluksi i emigrantëve shqiptarë që vijnë për të pushuar pranë të afërmëve të tyre ka vijuar edhe gjatë ditës së mërkurë përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës. Përgjegjësi i vendkalimit kufitar të Kakavijës, Elton Papa, tha se mbi 6 mijë emigrantë shqiptarë kanë hyrë përmes kësaj pike kufitare. "Gjatë 15 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj dogane mbi 6 mijë emigrantë dhe 1556 automjete”, tha Papa, duke shtuar se “aktualisht në shërbim të emigrantëve funksionojnë pa ndërprerje gjashtë sportele”. Ndërkohë, numri i emigranteve shqiptare që kthehen përmes kësaj pike doganore është ulur ndjeshëm, duke e krahasuar me një ditë më parë. Sipas përgjegjësit të Pikës Kufitare të Kakavijës, në drejtim të shtetit fqinj kanë dalë 1300 shtetas shqiptarë, si dhe 200 automjete. Në qarkun e Gjirokastrës funksionojnë dy pika kufitare, ajo e Kakavijës (Gjirokastër) dhe “Tri Urat” (Përmet).
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008