E Diel, 1 Nëntor 2026

PBDNJ kërcënon me dalje nga koalicioni

09/02/2005  Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, deklaron se do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës në rast se PS-ja nuk ndryshon qëndrimin e saj për ndarjen e zonave zgjedhore për minoritetin grek. Sipas Dules, PS-ja po vë standardet e zgjedhjeve në shërbim të rezultatit "PS-ja nuk mundi të fshehë strategjinë e saj që do të thotë standardet në shërbim të rezultatit. PS-ja trumbetonte me të madhe se nuk do të lejonte shkeljet e të drejtave të minoritetit grek. Ndërkohë që kur vjen një zgjidhje konform standardeve ndërkombëtare atëherë ngre zërin e vet nacionalist, që nuk është as i vërtetë dhe kërkon që opinionin ta kthejë kundër PBDNJ-së", tha Dule. Sipas tij, në rast se PS-ja do të zbatojë strategjinë e saj për ndarjen zonale, atëherë strukturat drejtuese të PBDNJ-së do të marrin vendim për t'u tërhequr nga koalicioni. "Strukturat drejtuese të PBDNJ-së të gjitha do ta pranonin pa hezitim këtë vendim. Në këtë rast, PS-ja po përpiqet që me gjuetinë e shtrigave të vërë në pozitë PBDNJ-në", tha Dule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›