Blushi dhe Toska raportojnë në KQZ për zgjedhjet
09/02/2005 Gjata: "Është edhe detyrim ligjor i Ministrisë së Rendit dhe MPVD që të na përgjigjen"
Minsitri i Rendit, Igli Toska, si dhe ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, do të jenë javën tjetër në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të raportuar për listat e votuesve dhe rolin e policisë në zgjedhje. Vendimi për thirrjen e dy ministrave u mor dje në mbledhjen e radhës të KQZ, pas kërkesës së dy komisionerëve, Klement Zguri dhe Çlirim Gjata. Dy anëtarët e KQZ-së janë shprehur se ardhja e dy ministrave për të raportuar në KQZ për këtë çështje është e lidhur ngushtë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve". Ne nuk e sjellim dot ministrin e Rendit për kriminalitetin, pasi s'mund ta thërrasim, por ama për zgjedhjet kemi të drejtë, që të mos na ndodhin ato që na ndodhën në vitin 2001. Është edhe detyrim ligjor i këtyre institucioneve që të na përgjigjen", tha anëtari i KQZ-së, Çlirim Gjata. Por kundër kërkesës së dy komisionerëve ka dalë kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi, pasi, sipas tij, kërkesa për raportim pranë institucionit të zgjedhjeve është e pabazuar në ligj. Sipas Celibashit, KQZ-ja nuk ka autoritetin përkatës për të bërë të mundur thirrjen e dy ministrave në këtë institucion. Ne mund të kërkojmë të thërrasim edhe Presidentin e Republikës të konsultohet me ne për dekretimin e datës së zgjedhjeve. Por ne nuk mund ta thërrasim, pasi nuk kemi këtë autroritet", tha Celibashi. Gjithsesi, pas më shumë se dy orë debati, me shumicë votash u vendos që në javën që vjen dy ministrat, Blushi dhe Toska, të paraqiten në KQZ për të raportuar rreth ecurisë së punës që lidhen me zgjedhjet për institucionet që ata drejtojnë.