Elbasan, procedohen disa pronarë lokalesh
07/12/2009 Operacioni kundër lotove të paligjshme
ELBASAN-Zhvillohet operacioni i koduar “Gambling”, nga seksioni kundër krimit ekonomik, 8 subjekte procedohen për veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit. Burime të policisë konfirmojnë se Drejtoria e Policisë në bashkëpunim me Drejtorinë rajonale të Tatimeve kanë zhvilluar një kontroll për veprimtarinë e lojërave të fatit në qytetin e Elbasanit. Gjatë kontrollit nga 37 subjekte 6 kanë rezultuar me dokumentacion të rregullt 8 janë proceduar për parregullsi, ndërsa 23 subjekte të tjera u gjetën të mbyllura. Janë sekuestruar gjatë operacionit një sasi kompjuterësh dhe automatësh të lojërave të fatit. Kështu mësohet se gjatë kontrolleve janë bllokuar si prova që vërtetojnë veprimtarinë e paligjshme të lotove sportive dhe lojërave të fatit 7 kompjuterë dhe 20 automate lojërash fati. Janë proceduar gjithashtu edhe 8 pronarë të lokaleve që janë konsideruar me parregullsi.