Koplik, shkrumbohet punishtja e drurit
07/12/2009 Në pronësi të nënkryebashkiakut Sulejman Duli, dëmi 200 mijë euro
Deri më tani mendohet se zjarri të ketë qenë aksidental
Digjet punishtja e përpunimit të drurit të nënkryetarit të Këshillit të Bashkisë në qytetin e Koplikut. Rreth 200 mijë euro është vlera e dëmit, ndërkohë që si shkak i kësaj ngjarje dyshohet të ketë qenë energjia elektrike. Flakët e para në magazinën e firmës “Mehi sh.p.k” që është në pronësi të Sulejman Dulit nënkryetarit të Këshillit të Bashkisë së Koplikut janë parë rreth orës 24:00 të së shtunës. Pas shuarjes së zjarrit grupi i ekspertëve megjithëse ka punuar gjatë gjithë ditës së diel ende nuk ka dalë me një përfundim zyrtarë për shkakun e rënies së zjarrit, por deri tani mendohet se shkak për rënien e zjarrit ka qenë energjia elektrike. Rreth orës 23 e 40 minuta është konstatuar se një kabllo e linjës së tensionit të mesëm që kalonte pranë magazinës është këputur dhe ka rënë mbi çatinë e magazinës së ndërmarrjes së përpunimit të drurit. Për pasojë flakët kanë përfshirë tavanin e repartit të përpunimit të drurit dhe më pas e favorizuar nga prania me shumicë e lëndës drusore ka përfshirë brenda pak minutash të gjithë godinën. Kanë qenë banorë të zonës aty afër, të cilët kanë lajmëruar. Zjarrfikësit tregojnë se puna e tyre në orët e natës ka qenë shumë e vështirë, pasi flakët janë ndihmuar jo vetëm nga era që frynte, por edhe nga materialet e drurit që ndodheshin në magazinë. Vetëm në të zbardhur është arritur që të shuhen plotësisht flakët. Tymi i madh i dalë nga djegia ka bërë që e gjithë zona e Koplikut të përfshihet nga re tymi dhe banorët të shqetësohen për faktin se flakët mund të rrezikonin edhe ndërtesa të tjera aty afër.
Ndërmarrja përpunimit të drurit ishte në pronësi të Sulejman Dulit nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Koplikut. Duli është një ndër biznesmenët më të rëndësishëm të Malësisë së Madhe jo vetëm se aktiviteti i tij ka nisur që në fillim të viteve ‘90-të, por edhe për faktin se ka krijuar lidhje të qëndrueshme me tregun italian. Dëmi i shkaktuar nga rënia e zjarrit mund të jetë rreth 200 mijë euro, pasi në magazinë ishte i gjithë materiali që pritej të nisej për në Itali.