E Diel, 1 Nëntor 2026

Bino:Rama të çlirojë trafikun



Zëvendësministri i Mjedisit Taulant Bino lëshoi dje akuza ndaj kreut të Bashkisë Edi Rama për bllokimin e trafikut në kryeqytet. Në emër të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak, Bino kërkoi që Bashkia e Tiranës të marrë masa për ulen e ndotjes së ajrit, por edhe të normalizimit të trafikut nga Bashkia e Tiranës. “Në emër të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike të qytetit të Tiranës, në emër të qytetarëve të Tiranës i kërkoj Z. Rama të lërë gjelbërimin e Pezës dhe t’i kthehet zgjidhjes së pluhurit të Tiranës ! Të lërë lojën “hapa-mbyllas” sepse kjo lojë i pëlqen vetëm atij ! Të lirojë trafikun dhe të çlirojë qytetarët. Të lërë trillimet me kriza dhe t’i shtrohet punës ! I kërkoj të na japë alternativa për zhvillimin e qytetit, alternativa për transportin, trafikun dhe jetën sociale e ekonomike të kryeqytetit”, tha Bino.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›