E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biografia e 46: Si u vranë Qemal Stafa dhe Vojo Kushi

ENVERI NE CEREMONINE E VARRIMIT TE QEMAL STAFES

Dritëhijet e ngjarjeve të bujshme në Tiranën e vitit 42

Vrasjet e mistershme të Qemal Stafës, Vojo Kushit, Sadik Stravelecit e Xhorxhi Martinit pak çaste pas ndarjes me Enverin.

Enveri urdhëroi për të vrarë Niko Xoxin e Sadik Premten

Koçi Xoxe ishte miku më i afërt i Enverit

…vijon nga numri i kaluar

Tre heronjtë e Kodrës së Kuqe, Vojo Kushi, Xhorxhi Martini e Sadik Stravreleci, janë vrarë në një shtëpi në Tiranë pak çaste pasi janë ndarë me Enverin. Në pamje të parë, mënyra si e përshkruan këtë ngjarje të bujshme dokumenti i vitit 46, përjashton çdo dilemë për rrethanat e tragjedisë, por leximi i vëmendshëm i variantit të servirur aty nga Enveri, të cilin nuk e ka përmendur më kurrë, të krijon një shije dyshimi, që vë në diskutim jo thjesht kronologjinë e ngjarjes. Enveri mbriti në bazën ilegale të tre martirëve 12 orë para vrasjes së tyre, pohon dokumenti. Aty takoi shokët, u hoqi vërejtje për lëshimet që kanë bërë, i porosi të marrin masa mbrojtjeje, këshilloi Xhorxhi Martinin të mbërthejë mekanizmin e kobures njëzetëshe me të cilën loste. Sadik Stravrelecit i dha udhëzime të niset të nesërmen në Kosovë. Korrierin që do të nisej për te çeta e Baba Fajës e këshilloi të ikë që pa gdhirë. Të zonjën e shtëpisë, një militante të vjetër, e urdhëroi që mos të qasë aty Anastas Lulon. Por, plani dështoi. Të nesërmen që me natë forcat armike rrethuan shtëpinë. Lufta vazhdoi 6 orë me radhë. Gjashtë orë të tjera Enveri nuk luajti nga dritarja e shtëpisë ku ndodhej 600 metro larg vendit të ngjarjes. Ay dëgjonte poteren e armëve dhe merrte me mend se çndodhte. I prekur thellë nga vdekja e shokëve, atë ditë shkroi me dorën e vet traktatin Tre heronj, i cili u shpërnda përnjëherësh. Ky është varianti i autorëve të biografisë së vitit 46 për ngjarjen e Kodrës së Kuqe. (Aty, veç të tjerave, nuk përmendet prania e të mbijetuarit të tragjedisë). Enveri, sipas tyre, nuk ka qenë vetëm vizitori i fundit i bazës ilegale, por edhe dëshmitari i ngjarjes të cilën e ka ndjekur nga afër(!)Çuditërisht e njëjta gjë ka ndodhur edhe në rastin e Qemal Stafës, i cili, siç konfirmohet te Biografia… është sulmuar në bazën e tij pak momente pasi merr udhëzimet nga Enveri për të shkuar në Vlorë. Sidoqoftë, jo çdo rastësi mund të bëhet shkak për hamendësime të ndryshme, megjithatë, mënyra si është zbardhur më vonë kronika e këtyre ngjarjeve nga protagonisti i Biografisë… dhe disa pohime të kundërta me variantin zyrtar të publikuar vitet e fundit nga dëshmitarë të tjerë, nuk e kanë fashitur përfundimisht misterin rreth tyre. Ndërkaq, pjesa në vijim e dokumentit zbulon të tjera ndodhi nga jeta e diktatorit në fillimin e viteve 40. Ndër to duken interesante konsideratat për Koçi Xoxen, që përcaktohet si kreu i hierarkisë së miqve më të afërt të Enverit, paçka se     pak më vonë do të zinte kreun e agjenturës antishqiptare dhe urdhrat për ekzekutimin e Niko Xoxes e Sadik Premtes…
* * *
Enveri vazhdonte të qëndronte në Tiranë për të drejtuar punën dhe aksionet. Shtëpitë e popullit fukara të lagjes së Tiranës Vorri i Bomit u bënë qendrat kryesore, nga ku dilnin parullat dhe direktivat që mobilizonin masat për luftë. Enveri është në kontakt të përditshëm me shokët që kanë përgjegjësi të ndryshme. Ai i udhëzon këta në luftën e tyre dhe nëpërmjet tyre merr eksperiencën e masave. Shoku i tij më i afërt, Koçi Xoxe, arrestohet. Qemal Stafa pasi merr udhëzimet nga Enveri për të shkuar në Vlorë, rrethohet dhe vritet në lagjen e Tiranës, të tjerë shokë bien dëshmorë. Pas dhjetë muajsh përpjekje të Partisë, ishin krijuar konditat e themelimit të Frontit, Italia dhe Gjermania fashiste ishin napogjenën e fitoreve të tyre. Me trakte, me organin e rregullt Zëri i Popullit, Partia kishte arrirë të ngjallë dashurinë më të madhe për Bashkimin Sovjetik, për Stalinin, për ushtrinë e kuqe heroike. Kundër manovrave dhe demagogjisë fashiste që përpiqej të mbillte urrejtjen mes popujve, Partia kishte ngjallur   dashurinë kundrejt popujve të tjerë të shtypur, sidomos kundrejt popujve të Jugosllavisë. Në Shqipëri rezistenca kishte marrë proporcione të mëdha në zonat e çliruara, si Peza, Opari, Tomorica, Mesapliku, Mallakastra etj. Çetat e armatosura vepronin në luftë të hapët me okupatorin. Postat e karabinjerisë ishin spastruar, armiku ishte strukur në qytete, autokolonat e tij qarkullonin të shoqëruara me autoblinda. Çetat vrisnin dhe zinin rob me qindra ushtarë italianë, shkatërronin ura, rrugë, prisnin vijat telefonike, sulmonin depot e ushqimit dhe ua ndanin këto popullit. Njësitë në qytete ishin zmadhuar pa masë. Në këto kondita dhe me këtë aktiv  lufte, Komiteti Central i Partisë mori vendimin për organizmin e Frontit Nacionalçlirimtar.

Vojo Kushi

Në Konferencën e Pezës, që u mblodh për këtë qëllim më 16 shtator 1942, u thirrën dhe kishin ardhur të përfaqësonin nga të gjitha shtresat e popullit dhe patriotë si Myslym Peza, Baba Faja, Haxhi Lleshi etj. Komiteti Central i Partisë kishte deleguar Enver Hoxhën, Nako Spirun dhe shokë të tjerë. Enveri shtroi në konferencë eksperiencën që kishte mbledhur deri atëherë nga përpjekjet e masave popullore, të cilat kishin fituar besimin në triumfin e kauzës së tyre. Ai dha kuptimin e drejtë të bashkimit që duhej, bashkimi i cili do të realizohej vetëm në zjarrin e luftës antifashiste dhe do të krijonte atë bllok të vetëm të të gjitha forcave popullore, pa dallim feje, krahine ose ideje, dhe që kishte predikuar me kohë Partia Komuniste Shqiptare. Ay theksoi nevojën e goditjes dhe të shkatërrimit total taparatit të vjetër të shtetit që kishte kapitulluar më 7 prill 1939 dhe të ngritjes së një pushteti të ri. Shoku i tij, Naku Spiru, ngriti çështjen e organizmit të shëndoshë torganizatës së rinisë. Mbi këto vija të përgjithshme doli rezolucioni i Konferencës së Pezës, që u hartua prej Enver Hoxhës dhe Naku Spirus. Rreth mbledhjes së Pezës armikut i kishte rënë era, por nuk dinte ekzakt vendin dhe qëllimet e mbledhjes. Me gjithatë ay grumbulloi forcat dhe i lëshoi në sulm për ti rrethuar dhe për të djegur gjithë zonën. Po ishte vonë, konferenca kishte mbaruar punën 2 ditë më parë dhe delegatët ishin shpërndarë. Vetëm Enveri me disa shokë, duke u kthyer për në Tiranë, takon forcat armike që shkonin të rrethonin Pezën. Ata kishin me vete thasët me material të konferencës të botuar në shtypshkronjën ilegale që kishin të fshehur në mal. Qenë në rrezik të kapeshin, por shpejtësia dhe manovrimi i tyre depistoi vërejtjen e armikut, ata fshehën materialin në një han mbanë rrugës dhe me një farë taktike i shpëtuan nga duart e armikut, i cili u kujtua vonë dhe kontrolloj të nesërmen nanën ku gjeti dhe zuri materialin, i cili u ribotua përsëri dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë. Në Pezë delegatët kishin mbetur dakord të bëheshin aksione me karakter të përgjithshëm. Aksioni u krye me sukses, u prenë gjitha rrjetat telefonike dhe u sulmuan autokolonat e armikut. Vetëm një nga delegatët e konferencës nuk e zbatoi detyrimin që kishte marrë përsipër, ky ishte Abaz Kupi, i cili vazhdoi në këtë rrugë gjersa u hodh jashtë nga Këshilli i Përgjithshëm. Partia mobilizoi gjithë forcat e saja për realizimin e kësaj vepre të madh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›