Debati për muzetë, gjendja katastrofë

Nga takimi i djeshëm i Komisionit të Muzeologjisë
Zhvillohet takimi i parë i Komitetit të Muzeologjisë.
Nga 73 muze, 23 janë jofunksionalë, të tjerët mbi koncepte të vjetruara të para 90-s
Pavijone të boshatisura, objekte të grabitura, koncepte të vjetruara që nuk u përgjigjen koncepteve bashkëkohore dhe zhvillimeve më të fundit Ky është bilanci i takimit të djeshëm të Komisionit Shtetëror të Muzeve, i mbledhur për hartimin e Strategjisë Kombëtare në fushën e muzeologjisë. Merrnin pjesë në të drejtues institucionesh që lidhen me muzeologjinë, historinë, arkeologjinë, monumentet e trashëgimisë kulturore, ish-të përndjekur politikë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, është shumë e rëndësishme që të ringrihet sistemi i muzeve, jo vetëm si institucione që ofrojnë informacion, por edhe që gjenerojnë para, sidomos në ato qytete ku turizmi është edhe më i zhvilluar. Duke mbështetur fjalën e ministrit në rëndësinë që kanë muzetë, të gjithë të pranishmit sollën fakte mbi gjendjen e rënduar të muzeve dhe mënyrën si mund të sillen në jetë. Por të gjitha këto ishin mendime të përgjithshme, pasi të pranishmit nuk kishin përpara ndonjë platformë paraprake apo pikat kryesore mbi të cilat do të ngrihet kjo strategji. Një prej anëtarëve të këtij komisioni, arkeologu Myzafer Korkuti, u shprehu keqardhjen të pranishmëve që komisioni ku ai bënte pjesë, nuk kishte paraqitur asgjë të tillë, duke bërë që edhe diskutimi të rrihte më së shumti në rrafshin teorik sesa praktik. Dhe në të vërtetë, dje sekush sillte këndvështrimet e veta. Dikush fliste për ndërtimin e muzeut të Spaçit, një tjetër preferonte të ngrihej muzeu më i mirë në Burrel, një tjetër në Tepelenë, një tjetër thoshte që muzetë bazë të ngrihen në kryeqytet Sipas Agron Tufës, kryetari i Institutit të Studimeve për Krimet Komuniste, sidomos për muzetë mbi diktaturën, jo vetëm që nuk ka strategji, por as ndjeshmëri dhe kjo punë duhet nisur që me krijimin e koncepteve bazë. Por sipas Bumçit, ky ishte vetëm një takim i parë që do të shërbente për hedhjen e piketave të referimit për ngritjen e strategjisë kombëtare.
Situata

Muzeu Arkeologjik i Durrësit
Pavarësisht toneve, herë-herë edhe të ngritura, të gjithë të pranishmit binin në një mendje që gjendja e muzeve është shumë e rëndë dhe ka shumë punë për tu bërë. Sipas këshilltarit të Kryeministrit, arkeologut Neritan Ceka, gjendja e muzeve është shumë prapa. Sipas tij, shumica e muzeve është ndërtuar përpara viteve 90 dhe vazhdojnë të jenë me të njëjtin koncept të vjetruar, duke mos pasqyruar zhvillimet më të fundit jo vetëm në fushën e muzeologjisë, por edhe ato në shoqërinë shqiptare e 20 viteve të fundit. Ai vuri theksin sidomos tek muzetë lokalë, të cilët varen nga bashkitë dhe që janë katandisur në një gjendje shumë të keqe, janë shkatërruar e vjedhur. Si ish-drejtor i Muzeut të Elbasanit, ai shprehu keqardhjen për humbjen e koleksionit tepër të pasur të këtij muzeu, për të vijuar me Muzeun e Armëve në Gjirokastër, ku është boshatisur i gjithë kati i parë apo ai i Burrelit. Në mungesë të inventarëve dhe regjistrimit të objekteve, sot është e vështirë të rikuperohen objektet e grabitura apo të humbura. Ceka kërkoi që sa më parë të nisë puna për muzetë, që do ti kushtohen përfshirjes së ushtrisë shqiptare në Luftën e Ftohtë, përpara se objektet e ruajtura të dërgohen për skrap dhe të mos mbetet asnjë gjurmë nga ajo periudhë. Pas mendimeve të shumta të hedhura nga të pranishmit, ministri i TKRS-së, Aldo Bumçi, u kërkoi specialistëve të punojnë për krijimin, rikonceptimin dhe përshtatjen e muzeve që lidhen me periudhën e komunizmit; rikonceptimin dhe përshtatjen e muzeve arkeologjikë ekzistues dhe ngritjen e tyre në zona me potencial të lartë arkeologjik dhe për krijimin, rikonceptimin dhe përshtatjen e muzeve etnografikë. Ai porositi që sa më shpejt të krijohet harta e muzeve dhe e nevojës që ka për to.
Gjendja e muzeve
Muzetë historikë, ikonografik렠 28
Jofunksionalë 9Muze mbi figura
e ngjarje të Luftës II Botërore 9
Jofunksionalë 6Muze arkeologjikë 13
Muze historikë 9
Jofunksionalë 3Muze etnografikë 14
Jofunksionalë 5
Pa një strategji
Ndonëse iu kundërvunë, arkeologu Myzafer Korkuti nuk mundi të mos e thoshte të tijën. Unë, si anëtar i Komitetit Kombëtar, ndihem keq para këtyre të ftuarve të nderuar. Cila është strategjia që paraqesim ne si Komision? Ne nuk kemi asnjë. Po diskutojmë në rrafsh teorik, apo si i thonë në hava. Të gjithë ne e dimë si ndërtohen muzetë, të gjithë mund të flasim, por na duhet një platformë konkrete mbi të cilën të diskutohet, tha ai.
Të shtyhen kufijtë kohorë të diktaturës
Duke u përqendruar më së shumti tek muzetë mbi diktaturën, Agron Tufa kërkoi që të shtyhen kufijtë kronologjikë të terrorit komunist. Sipas tij, ai nuk u vendos më 29 nëntor, por shumë më herët. Duke iu referuar disa ngjarjeve të përpara datës së çlirimit, siç ishte jo e 14 nëntorit 44, Tufa thotë se kjo periudhë duhet shtyrë që pas prishjes së Konferencës së Mukjes, ku u përcaktuan qartë kundërshtarët e komunistëve.
Po humbet periudha e jetës në socializëm
Po na humbet periudha e jetës nën socializëm. Ky është meraku i etnografes Afërdita Onuzi, sipas së cilës është shumë e nevojshme që të ruhen objekte që dëshmojnë jetën dhe përditshmërinë e shqiptarëve gjatë viteve të komunizmit. Sipas Onuzit, interesi është shumë i madh për këtë periudhë, por nëse nuk do të shpejtojmë, atëherë do ta humbasim atë.
Financa për blerjen e objekteve
Ngritja e muzeve kërkon financa, jo vetëm për godina, por edhe objekte. Kështu thotë Agron Tufa, sipas të cilit duhen gjetur metodat efikase, për tu bërë thirrje të gjithë atyre që disponojnë objekte-dëshmi për muzetë. Gjithçka shitet, që nga një plumb i hequr nga shpatulla nga revolta e Qafë-Barit, tha Tufa, duke shtuar se askush nuk i ofron këto objekte falas.
Park me statujat e socrealizmit
Për drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima, është shqetësues shkatërrimi i monumenteve të periudhës së diktaturës. Si iniciator i nismës për grumbullimin dhe mbrojtjen nga shkrirja e shkatërrimi i shtatoreve dhe busteve të realizimit socialist, Shima i qëndron idesë së ngritjes të një parku statujash, siç ka ndodhur dhe në vende të tjera, që kanë kaluar eksperiencën tonë.
Spaç apo Burrel, dilema për muzeun
Prej vitesh është gati kthimi në muze i burgut famëkeq të Spaçit, por qysh atëherë nuk është bërë asgjë. Neritan Ceka thotë se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka ruajtur objektet për kompletimin e muzeut të Spaçit. Por piktori Ali Oseku, i cili ka provuar vetë qelitë, shprehet se do të ishte më mirë që burgu i Burrelit të kthehej në muze, pasi ka pasur një emër më të keq dhe ndodhet në një vend strategjik. Por ndërkohë Agron Tufa është skeptik për ngritjen e muzeve në këto zona të largëta. Sipas tij, është mirë që në këto vende, si dhe ish-kampet e internimit, të kthehen në gjendjen e dikurshme për të qenë të vizitueshëm, por do të ishte më mirë