Visar Zhiti: Si nisi revolta e Qafë-Barit pas dhunës së policëve

VISAR ZHITI
Ngjarja e bujshme e 22 majit 84 në librin Ferri i çarë
Shpërthimi pas rrahjes nga policët të disa të burgosurve për mosplotësimin e normës.
Askush më mirë se ai nuk e di se çdo të thotë jetë dhe vdekje, burg dhe liri. Visar Zhiti pa dyshim është duke jetuar një jetë të dytë. Përgjatë viteve të gjata të burgut, nga Spaçi në Qafë-Bari priste vdekjen pas dere. Çdo ditë hynte në galeri duke u lutur që ta shihte sërish diellin. Në librin e tij Ferri i çarë, i cili sapo është hedhur në treg nga shtëpia botuese Omsca 1, Zhiti kthehet pas në kohët e makthit. Është burgologjia e tij dhe e bashkëvuajtësve, shumë prej të cilëve u dha lamtumirën në zgafellet e tuneleve, apo u qëlluan nga rojet e burgjeve pas shpine. Mes 560 faqeve libër, të cilat të mbajnë mbërthyer veçojmë një prej ngjarjeve, që nuk i përket vetëm autorit. Ai ka qëlluar të jetë pjesëmarrës dhe dëshmitar në revoltën e Qafë-Barit. Si nisi revolta që pasoi atë të Spaçit dhe hyri në histori si një nga revoltat e përgjakshme antikomuniste. al.mi
RRETHI I REVOLTËS, TË NGRIHESH KUNDËR SHTYPËSVE DHE MASHTRUESVE
(me diktatorin mbase të vdekur, smerrej vesh, por me diktaturën tmerrësisht të gjallë)
Filloi paraditen e një dite pa emër, pse pa emër, ishte 22 maj dhe quhet dita e revoltës së të burgosurve të Qafë-Barit? – po ja, ngaqë ditët në burg janë tepër njëlloj, si uniformat e burgut, me vija, ditët kështu, netët si uniformat e zeza të policëve. Brenda telave me gjemba dukej sikur kishte shenjtorë të sfilitur dhe djaj të marrosur.
Brigadat e natës, ndërresa e tretë e të burgosurve, qenë kthyer nga puna, kishin 2-3 orë që prisnin në këmbë dhe sjepej urdhri të shkonin në fjetore. Gjysma flinte në këmbë. Mbështetur te muri, te shoku, te shkallët, tek telat me gjemba. Vurrata të zeza nëpër fytyra, o nga të palarët, o prej tmerrit që shihnin në atë copëz ëndërr.
Çfarë ka ndodhur, pse na mbajnë? Dy Nduet, Pisha dhe Nikolla, nuk kanë realizuar normën. Po pse? Skishte material dhe sduan të kthehen të minierë, po kundërshtojnë. E kishin gërryer materialin me lopatë, asgja ska mbetun, slamë kokërr minerali, dyshemeja ngjan si e fshime, ska ma, doli dhé. Jo, – bërtiste policia, – duhet të ktheheni. Urdhër i komandës. Prapë në ndërresën e parë! Skemi pse kthehemi, – këmbëngulnin të burgosurit. – Jemi të lodhur, duam të flemë, të vdesim. Sju lëmë të vdisni pa bërë normën. Në darkë prapë. Jo, tani! Ska material, mor zotni, sishte faji ynë. Po i kujt, yni? – bërtisnin policët.
Po i kujt? Juaji! – ia kthenin të burgosurit.
Fytyrë më fytyrë. Kthetër më kthetër. U avitën dy Sokolat, ai me mbiemrin Sokoli prapë dhe Progri. Çfarë doni? Ju çfarë doni? Normën! Ska.
Po plas më duket. Erdhën Tom Ndoja, Martin Leka, Kostandin Gjordeni, Lush Bushgjoka. Të tjerë pas tyre. Po aty ishim. Ikni. Ikni ju. Shtrëngim dhëmbësh, nofullash. Uli duart
Bamb një hekur – kumboi kafka? – me një hekur nisi revolta e Spaçit, e rrëmbeu një i burgosur dhe doli nga birucat. Po i binin çangës për tu mbledhur të gjithë në mensë. Shqeva sytë mbi çangën, sikur të mos e kisha parë kurrë, një predhë topi e varur. Bosh është apo ka eksploziv brenda, mund të shpërthejë, kur, kur? Pse po na mbyllin? Mos duan të rrahin në praninë e të gjithëve ata që kundërshtuan? Po vunë dorë, do tu përgjigjemi, – mërmëriti dikush pranë meje. – Gati jemi. Atë që do ta bënim më vonë, ta bëjmë tani U drodha i tëri. Të jetë themeluar vërtet parti në burg? Sigurisht Çfarë do të bënim më vonë, kryengritje? Vdekjen, vdekjen. Po shtoheshin policët. Dyndjet e tyre të zeza si shpesh po i shihnim këto kohët e fundit. Vazhdonte futja jonë një nga një në mensë..
U futën nja 10-15 policë. U përhapën në krye. Pastaj u futën policë të tjerë me të burgosur të tjerë me pranga në duar ose të lidhur me tel, veshur me leckat e punës, me fytyra të nxira aq sa snjiheshin. Ata
Ra heshtje barbare, e cila u ça kur hyri brenda oficeri i rojës. Si zakonisht, nuk përshëndeti, skishte pse.
Ce se betë normën (j)uve, të dënuar? Ë, ce? Ce na hapni punë pa punë, apo su rri bytha rehat uve? Me uve po flas. Këtu ju mbajmë për punë dhe jo për historira. Në galeri, marrsh, kush të dëgjojë emrin! Maskarenj, pisa.
Pisat e sat ëme, – mërmëriti një zë pas meje. Zëri i oficerit të rojës binte erë groshë ushtrie, të djegura, përzier me dhjamë derri e partishmëri idiote komuniste. Ce, ë? – pyeste, pa e pasur mendjen te pyetja. Sikur shkulte gozhdë të ndryshkura me sqepar, ngjirnin ato ce-të e tij të fëlliqura. Pu, sa fjalor i paktë, shumica fjalë banale me dialekt Jugu e Veriu.
U bë gati të përgjigjej andej nga kreu një i burgosur nofullshtrënguar, i lidhur me tel, prandaj dhe i spikaste vertikaliteti i leckosur. Mos fol, – iu hakërrua polici. – Po flet oficeri i rojës. Je dhe përsëritës. Në çfarë? – pyeti gjëmshëm i burgosuri. Në faj. Në krim, – bërtiti oficeri i rojës. – Kush e hodhi dyshekun e shtetit nga dritarja, ushtari im apo ti, armiku? Kashtë heshtjeje u përhap nëpër ajër. Oficer Ce-ja tha: Zbatoni porosinë, veproni! Goja iu hap dhe iu mbyll si të ishte lyer me graso armësh. Policët lëvizën. Filloi rrahja. Përballë nesh. Të burgosurit e lidhur mundoheshin tu shmangeshin goditjeve, mënjanoheshin, por shkelmi me çizme, sa të mëdha, staliniste, ua dërrmonte kërcinjtë e zhveshur, uleshin pak sa për vetëmbrojtje, por grushti skuptohej nga vinte, rënkime, gjak. Paloseshin më dysh për të pakësuar vetveten, por grushte të shumta, shkopinj gome binin mbi ta, derisa binin edhe vetë mbi dysheme.
U-u-u-u-u-u-u-u-u, u ngrit një ulërimë e kudoshme. U kreshpërua. Hera e parë që e ngrinim zërin së bashku. Qenkësh i fortë. Policët e lanë për një hop spektaklin e tyre barbar, sikur djalli tua kishte ndërprerë korrentin. Oficeri i rojës urdhëroi: vazhdoni, le të hungërijnë armiqtë! Rrahja rinisi më me zell e zërat tanë të përzier buçitën: eeeeejjjj, çbëëëëëniiiii! Po na jepte kurajë britma jonë, po i besonim asaj. Mjaaaft, skeni tuuuurp? – thirrën zërat më të guximshëm. Kri-mi-ne-lë! Hapu, dëgjova një gulç pranë, çohuni! Stoli i gjatë u shkul, u ngrit lart, u shty dorë më dorë dhe hop u hodh drejt e mbi kokët e policëve duke dërrmuar çgjeti përpara, kapela me yll, qafa e shpatulla, tabela, xhama. Grupi ushtarak spati kohë ta mblidhte veten. Oficeri i rojës u pataks i pari dhe tregoi me gisht nga salla që po dallgëzohej. Policët u vërsulën mbi rreshtat e parë, që të goditnin, por u goditën ata nga stola të tjerë e fshesa e pjata. Kjo po ndodhte në krye. Të burgosurit nga fundi hipën mbi tryeza për të parë çbëhej. Pluhur, britma dhe shqyerje dërrasash, pastaj krahësh. Të guximshëm të tjerë, më të krisurit, po çanin përpara, duke hipur mbi kurrize e kokë, drejt betejës. Një tryezë u ngrit lart dhe u hodh me rrapëllimë andej ku policët dhe oficeri i rojës nuk po iknin dot. Të tjera tryeza u ngritën havadan.
***
Dera qe bllokuar nga të burgosur. Po fluturonin stola si zhgaba druri, rrapëllima, thyerje xhamash. Sportelet, ai i bukës dhe i supës, hapeshin, ndonjë nga kuzhinierët zgjaste kokën për këtej, ia shkulnin skufjen e bardhë ose garuz