Çeku fiton kryesimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit
28/10/2004 Me 83 vota pro dhe 38 kundër, Robert Çeku ka kaluar provën për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pas një orë debatesh, deputetët kanë vendosur që të votojnë deputetin e PR-së për postin e kryekontrollorit, dhe pse ky i fundit nuk ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Faktikisht, Komisioni i Imunitetit dhe Mandateve të Deputetëve, ka vendosur dje që votimi të kryhet, dhe pse Çeku nuk ka dhënë mandatin e deputetit. Sipas përfaqësuesve të PS-së, kreu i KLSH nis detyrën vetëm pasi bën betimin, ndaj dhe nuk është e kushtëzuar që një deputet të japë dorëheqjen para se të zgjidhet në këtë detyrë. Për socialistët, në asnjë nen të Kushtetutës nuk thuhet se nuk lejohet që një deputet të kandidojë për KLSH-në, pa dhënë dorëheqjen. Mandati duhet të dorëzohet vetëm pasi deputeti të jetë zgjedhur në detyrë. Në të kundërt me këtë, deputetët e PD-së janë shprehur se ligji nuk lejon paraqitjen e një kandidature të përfshirë në aktivitete politike. Ndaj Çeku para se të kandidonte duhet të dorëzonte mandatin.
Votimi
Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar dje se asnjë nga deputetët e partisë që ai drejton nuk ka votuar për Robert Çekun. Sipas tij, kanë qenë partitë e vogla që kanë dhënë mbështetjen e tyre. Madje, Berisha tha se as tre deputetët e PR-së nuk kanë votuar për këtë kandidaturë. Reagimi i kryedemokratit ka ardhur pas konstatimit se Çeku ka marrë 83 vota. Duke parë se nga të majtët mungonin 8 deputetë, prej 87 që janë në këto parti, Çeku ka arritur të marrë më shumë se 6 vota të opozitës. Kjo dhe për vetë faktin se në 38 deputetët që kanë dhënë votat kundër ka pasur dhe nga deputetët e majtë. Kjo për shkak të preferencave që ata kanë pasur për kandidatura të tjera, apo në konflikte të ndryshme. Megjithatë, Berisha tha se Çeku nuk ka pasur asnjë mbështetje nga deputetët e djathtë. Burimet kanë bërë të ditur se kreu i PD-së prej disa ditësh ka zhvilluar bisedime me aleatët e tij, ku u ka kërkuar të votojnë kundër. Por duket se Çeku ka pasur një mbështetje më të madhe, duke marrë garancinë për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Zëvendësimi
Vendin e deputetit të Robert Çekut tashmë pritet ta zërë Luan Malltezi. Kjo duke ndjekur listën e proporcionalit të paraqitur nga "Bashkimi për Fitore" në vitin 2001. Ndërsa vetë Çeku do të zërë vendin e Mustafa Kërçukut, i cili drejton Kontrollin e Lartë të Shtetit prej shtatë vitesh.
Vjollca Meçaj 76 vota pro 47 kundër dhe 3 abstenime
Fatos Lulo 88 vota pro 30 kundër dhe 3 abstenime
Adrian Fullani 67 vota pro 46 kundër dhe 2 abstenime
Robert Çeku 83 vota pro 38 kundër dhe 2 abstenime
Kush është Robert Çeku
Robert Çeku është lindur në Kiço, të Korçës, më 5.06.1955.
Edukimi: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega Financë. Deputet i Legjislaturës XVI. Grupi parlamentar Partia Republikane. Funksioni: Anëtar “Komisioni për Ekonominë, Financat dhe Privatizimin"
Karriera Politike: 2001 e vazhdim: Zv/kryetar i PR; 1997/01: Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i PR; 1996/97: Deputet i PR në legjislaturën e XIV të Kuvendit Popullor; 1996/97: Sekretar Shteti për Turizmin; 1992/96: Zv/ministër i Financave; 1991/92: ministër i Financave në Qeverinë Teknike.
Karriera Profesionale: 1978/80: Seksioni i Financës në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës; 1980/85: Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë; 1985/90: Shef Finance në Drejtorinë e Mjeteve Mësimore; 1990/91: Drejtor në Drejtorinë e Tatimeve Tiranë.
I martuar, me dy fëmijë; Njohës i disa gjuhëve të huaja: anglisht, gjermanisht, italisht