E Diel, 1 Nëntor 2026

Birësimet, gjykatat shqiptare iu besojnë më shumë të huajve



Laureta Rryçi

Gjykatat shqiptarë preferojnë çifte të huaja për të birësuar fëmijë të braktisur. Këtë e tregojnë më së miri shifrat e gjashtë mujorit të parë në Gjykatën e Tiranës. Nga 27 kërkesa që janë depozituar në këtë gjykatë, 18 prej tyre janë shtetas apo shtetase të huaj. Nëpër vendimet e gjykatave shpeshherë përballesh me të njëjtat përshkrime për çiftet e huaja. Sipas përshkrimeve të huajt dinë t’u dhurojnë ngrohtësi fëmijëve që u kanë munguar, kanë kushtet e nevojshme si dhe janë të monitoruar për një kohë nga shoqata e birësimeve. Mirëpo, midis kërkesave gjen tek tuk edhe ndonjë çift shqiptar, që ka vendosur të gëzojë jo vetëm një fëmijë të braktisur, por edhe shtëpinë e tyre. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm kërkuesit për birësim, vendimet që janë dhënë për ta, si dhe gjyqtarët që kanë gjykuar kërkesën e tyre. Në listën e emrave kësaj here është dhe një emër jo pak i njohur për opinionin publik, ai i ish-kryeministrit të vendit, Fatos Nano. Pak muaj më parë, ai shprehu dhe dëshirën e tij ligjërisht për të birësuar djalin e bashkëshortes së tij, Xhoana Nano.
Birësimet
Kryesisht, gjyqtarët shqiptarë e kanë më të lehtë të japin përgjigje pozitive ndaj çifteve të huaja për kërkesat e tyre për birësim. Sipas burimeve, nga Gjykata e Tiranës, më të favorizuara nga pranimi i kërkesës janë familjet e rregullta, të cilat nuk kanë qenë të dënuar. Po ashtu, preferohen ato familje që janë të arsimuara, që kanë ekonomi të mirë, në mënyrë që fëmija të mos të vuajë kur të shkojë të jetojë së bashku me ta. Ligji i ri ka sjellë shkurtimin e kohës së qëndrimit të fëmijëve në institucion, duke i dhënë mundësi Gjykatës që brenda 6 mujorit të vendosë për fëmijën. Kështu, në qoftë se një nënë, e cila e lë fëmijën në një jetimore dhe për 6 muaj nuk kujdeset më për të, që nga kjo ditë Gjykata ka mundësi që të bëjë gati dosjen e fëmijës për birësim. Në shtëpinë e fëmijës gjenden fëmijë nga mosha 0-16 vjeç. Megjithëse, ka dalë vendimi i Gjykatës për birësime dhe në moshë të rritur për çiftet shqiptare është shumë e vështirë të marrin fëmijë në këtë moshë.
Procedurat
Pranë Komitetit të Birësimit ka një zyrë sekretariati, është juristi ai që u përcakton çifteve dokumentet që duhen. Nevojiten shumë dokumente duke filluar nga certifikata personale, dëshmia që nuk është i dënuar, pasuria, libreza shëndetësore, sigurimet shoqërore, etj. Të gjitha dokumentet dorëzohen pranë sekretariatit që i jep çifteve dhe formularin që duhet plotësuar për birësim. Kjo është një procedurë e gjatë. Ka raste që një çift mund të presë 2-3 vjet për të birësuar një fëmijë.
Përfaqësues të shoqatës kanë të drejtë që nga janari e deri në ditët e para të korrikut të këtij viti të kontrollojmë vazhdimësinë e këtyre fëmijëve tek familjet që ata shkojnë si të birësuar. Domethënë, verifikojnë nëse burrë e grua kujdesen për këtë fëmijë të birësuar, a i kanë dhënë arsimimin e duhur etj.

Gjithsej në vendin tonë 900 jetimë

Fëmijët jetim që jetojnë në institucionet e shtetit janë 420 të tillë. Po përveç këtyre që ka shteti ka dhe në institucione private, të cilët kujdesen për këta fëmijë. Duke përfshirë edhe këta gjithsej në vendin tonë janë rreth 800-900 jetimë. Jo të gjithë fëmijët që jetojnë në qendra jetimore janë jetim. Pranë shtëpive të fëmijëve ka dhe fëmijë me probleme sociale. Madje shumica e fëmijëve që janë në këto institucione janë me probleme sociale si probleme ekonomike, ose një prind i burgosur.

Birësimet, 1200 fëmijë me familje të re

Kërkesat për birësim nuk mungojnë, por fëmijët janë të paktë. Që nga viti 1993 dhe deri më sot janë birësuar 1200 fëmijë. Nga 1200 fëmijë që janë birësuar brenda dhe jashtë vendit është punuar shumë, sepse në qoftë se këta fëmijë sot do të ishin rritur në institucionet shtetërore do të kishin dalë madhor siç kemi në këto getot e jetimëve që kanë dalë tani. Aktualisht një jetimore ka 25-30 fëmijë.

Birësimi
Neni: 248
Pëlqimi për birësim mund të tërhiqet nga prindërit biologjikë, brenda 3 muajve nga çasti i dhënies së tij. Kjo periudhë shërben edhe si periudhë provë për marrëdhëniet midis birësuesve dhe të birësuarit. Periudha e provës shërben për të vendosur një marrëdhënie birësuese midis një fëmije dhe një familjeje. Prindërit mund të tërheqin pëlqimin e tyre edhe pas kalimit të afatit tremujor, deri në çastin e marrjes së vendimit nga gjykata kompetente. Gjykata, përpara se të vendosë, duhet të verifikojë nëse janë plotësuar afatet e mësipërme, nëse janë bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme për kthimin e fëmijës pranë prindërve biologjikë dhe nëse gjatë bashkimit ka funksionuar marrëdhënia e të miturit me birësuesit. Në qoftë se personi, që i është besuar fëmija gjatë periudhës së provës dhe më pas, refuzon ta kthejë atë, prindërit mund t'i drejtohen gjykatës, e cila mund të vendosë kthimin e fëmijës në rast se kjo është në interesin e tij.

18 kërkesa për birësim ka pranuar Gjykata e Tiranës nga janari deri në ditët e para të Korrikut të këtij viti

6 kërkesa për birësim ka refuzuar Gjykata e Tiranës nga janari deri në ditët e para të Korrikut të këtij viti

11 kërkesa për birësim janë bërë në Gjykatën e Tiranës nga shtetas të huaj që dëshironin fëmijë shqiptarë

Kërkesat për birim në gjykatën e Tiranës

Kërkuesi Gjyqtarja Vendimi

Arjan Telhallari
Kërkesë për birësim Elona Gjoka Pranuar
Flora Arapi
Kërkesë për birësim Kaçe Agolli Pranuar
Beatriz Pardo Mayo
Kërkesë për birësim Fiqirete Mullaj Pranuar
Genefer Behamdouni
Kërkesë për birësim Rezarta Vigani Pranuar
Andrea Ursel Ardueser
Kërkesë për birësim Kaçe Agolli Pranuar
Gavrosh Jovani
Kërkesë për birësim Kaçe Agolli Pranuar
Michaed Jezbera
Kërkesë për birësim Kaçe Agolli Pranuar
Fatos Nano
Kërkesë për birësim Fiqirete Mullaj Pranuar
Eduardo Hyseni
Kërkesë për birësim Rezarta Vigani Pranuar
Barbara Montanari
Kërkesë për birësim Elona Stavri Pranuar
Fausto Lanzoni
Kërkesë për birësim Altina Xhoxhaj Pranuar
Giuseppe Paccasassi
Kërkesë për birësim Elona Gjoka Pranuar MarianneColette Parkinson
Kërkesë për birësim Elona Gjoka Pranuar
Durim Xhudo
Kërkesë për birësim Elona Gjoka Pranuar
Arben Bakalli
Kërkesë për birësim Rezarta Vigani Pranuar
Dhimitraq Miho
Kërkesë për birësim Fida Osmani Pushuar
Dhimitraq Miho
Kërkesë për birësim Fida Osmani Pushuar
Dhimitraq Miho
Kërkesë për birësim Anila Kristani Pushuar
Denis Morassutti
Kërkesë për birësim Fida Osmani Pranuar
Nazmie Daci
Kërkesë për birësim Rezarta Vigani Pushuar
Englantina Telhallari
Kërkesë për birësim Rezarta Vigani Pranuar
Massimo Giaccetti
Kërkesë për birësim Fiqirete Mullaj Pranuar
John Pankratz
Kërkesë për birësim Asim Vokshi Pranuar
Barbara Montanari
Kërkesë për birësim Elona Stavri Pushuar
Lori C. Stitt
Kërkesë për birësim Kace Agolli Pranuar

22 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›