E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birra Korça: 2500 dhurata për t’ju argëtuar në verë



Pushime në Egjipt apo Turqi, një laptop personal, apo një aparat për të fiksuar çdo moment të kësaj vere?

Të gjitha këto mund t’i fitoni thjesht, mjafton të luani me Birra Korça. Larmisë së pushimeve të verës i shtohet një tjetër alternativë argëtuese nga kompania e Birrës së Parë Shqiptare. Loja promocionale “Verë 2010” rrit adrenalinën e ditëve të nxehta me një seri dhuratash fantastike për të gjithë ata që zgjedhin të shijojnë pushimet me birrën tradicionale. E konceptuar në formën e një loje argëtuese fushata “Verë 2010” vë në dispozicion mbi 2500 dhurata të cilat do të fitohen nga konsumatorët që arrijnë të çojnë deri në fund krijimin e “fjalëve magjike”. Këto të fundit nuk janë as më shumë dhe as më pak, se fjalë që ju japin mundësinë për të fituar një nga këto dhurata, të cilat padyshim janë përzgjedhur me shumë kujdes për t’ju siguruar pushime argëtuese. Seria e dhuratave fillon me një numër të konsiderueshëm udhëtimesh çift në Egjipt, udhëtime çift në Turqi, laptopë, televizorë LCD, aparate fotografikë, MP4 Player, kuti Birra Korça(24 shishe). Nëse doni të bëheni fituesi i njërës prej këtyre dhuratave, mjafton të luani me Birra Korça, e vetmja birrë që ju ofron përveç cilësisë së shkëlqyer e freskisë në këto ditë të nxehta edhe argëtimin pa fund.
Loja
është e thjeshtë të freskohesh, luash dhe fitosh me Birrën e Parë Shqiptare. Loja ka në thelb “sfidën” për krijimin e “fjalëve magjike”. Mjafton të konsumoni Birra Korça dhe poshtë tapës së shishes do të gjeni shkronja të ndryshme. Rregullat janë të thjeshta dhe të përcaktuara qartë. Nëse me shkronjat poshtë tapave që ju keni grumbulluar, arrini të formoni fjalë të tilla si “Birra Korça” ju bëheni fitues i një udhëtimi çift në Egjipt. Nëse formoni fjalën “kEnaqEsi”, ju automatikisht fitoni udhëtim fantastik çift në Turqi, nëse formoni fjalën “muzikE” ju fitoni një laptop, nëse formoni fjalën “shije” ju fitoni një televizor LDC, pas fjalës “party” fshihet një aparat fotografik, po kështu fjala “alegri” është e barabartë me fitimin e një MP4 Player ndërsa për fjalën “futboll” ju fitoni një kuti Birra Korça (24 shishe). Kompania Birra Korça ka menduar mënyrën më origjinale për t’ju argëtuar në këtë stinë, prandaj oferta për të luajtur dhe fituar është e hapur për të gjithë, mjafton të krijoni “kodin”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›