"Birra Korça", 30 mijë vetë në festën e qytetit
Ashtu edhe sikurse pritej, qyteti i Korçës u "pushtua" nga mijëra pjesëmarrës për Festën e Birrës.
KORÇE/ JORGJETA GJANÇI
Qytetarë nga gjithë vendi, emigrantë e turistë të huaj kureshtarë, u mblodhën në sheshin e improvizuar nën kujdesin e bashkisë së këtij qyteti për t'u "dehur". E festa arriti kulmin në orët e mbrëmjes, atëherë kur krikët e "Birra Korça" bënin "gëzuar" tek 30 mijë pjesëmarrësit e festës më të madhe, që bëhet në qytetin e serenatave. Atmosfera u ndez natën e parë të kësaj feste tradicionale. Por pritet që gjatë tri netëve të tjera, festa të mirëpresë edhe mijëra qytetarë të tjerë, të cilët preferojnë të shuajnë etjen e këtyre ditëve të gushtit me mbretëreshën e birrës, "Birra Korça". Këtë ditë e pritën të gjithë korçarët, të cilët gjatë këtyre javëve u bënë dëshmitarë të përgatitjeve të dekorit, ku do të bëhej ky organizim, më i madhi i këtij sezoni turistik. Gjithçka ishte përqendruar tek pija, e shoqëruar edhe me meze. Krikët kaluan të gjitha parashikimet. Burra, gra e vajza shijuan birrën e ftohtë, bashkë me muzikën ritmike, për të cilën organizatorët e kësaj feste ishin kujdesur në mënyrë të veçantë. Për pjesëmarrësit në festë ishin vendosur 23 tenda me 200 tavolina, të cilat mirëprisnin njëherazi mijëra vetë. Ajo që binte në sy ishte se mbrëmë numri i qytetarëve të mbledhur ishte thuajse sa dyfishi i vitit të kaluar. Logoja e "Birra Korça" ftoi të gjithë të pranishmit të shijojnë, e pse jo, të komentojnë birrën, e cila vitin e kaluar u nderua në Londër me "Medaljen e Artë". Festa, ritmi dhe konsumi i birrës zgjatën gjithë natën. Festa u zhvillua rreth një skene të ngritur para Pallatit të Sportit "Tamara Nikolla". Ishte i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, i cili që në orët e para të mbrëmjes shpalli çeljes e "Festa e birrës... vetëm në Korçë". Kryebashkiaku u shpreh para mijëra pjesëmarrësve se, tashmë kjo festë do të kthehet në një traditë të përvitshme. Sipas tij, Korçës i takon një nder i tillë. Ai e argumentoi këtë me faktin se në Korçë ka lindur birra e parë shqiptare, e cila që në fillimet e saj, rreth 80 vjet më parë, u bë pija më popullore.
Kryebashkiaku dha një falënderim të veçantë për sponsorët e festës: UNION BANK, Emboriki Bank, WESTER UNION, Fondacioni KENEDI dhe Kapurani VIARA. Birra e ftohtë u servir nga 18 vajza e djem të rinj, të cilët u përzgjodhën si imazhi i kësaj pije për këtë vit. Sotiraq Stambolliu, një banor i vjetër i qytetit, pohoi se ishte rritur me imazhin e "Birra Korça". "Jam 72 vjeç, thotë i moshuari, teksa rrufit krikën e parë. Në treg ka shumë lloj birrash, por mua më kënaq pa masë birra jonë. Jam mësuar me të dhe nuk ma zëvendëson asgjë shijen e saj", u shpreh ai. Në fund të festës, në orët e para të mëngjesit, mijëra pjesëmarrës u drejtuan në banesë për të pushuar sado pak, pasi darka u rezervonte të njëjtën harmoni. E ndërkohë, asnjëri prej tyre nuk donte të pranonte si ishte "pak i dehur".
Eli Fara, nga SHBA për festën e birrës
Birra e ftohtë që mban markën e Korçës është shijuar pothuajse gjatë gjithë natës me muzikën live të këngëtarëve më të mirë të vendit. Këngëtarja e famshme korçare Eli Fara, motrat Eranda dhe Irma Libohova, Mateus Frroku, Bojken Lako, e shumë këngëtarë të tjerë, kanë mbajtur për gjithë natën atmosferën e ndezur. Organizatorët e kësaj feste pohuan se rreth 30 mijë pjesëmarrës shijuan natën e parë, ndërsa pritet që në tri netët e ardhshme, numri i tyre të jetë akoma dhe më i madh. Ashtu sikurse edhe mbrëmë, pjesëmarrësve do t'u serviret birrë pafund, me meze dhe muzikë shqiptare.