Kanuni i Yamamotos, ngrihen debate mbi studimin
Plot një vit më parë, albanologu i njohur japonez Kazuhiko Yamamoto ndodhej në Shqipëri, për të promovuar veprën e tij më të fundit, botuar në anglisht dhe shqip "Struktura etike e Kanunit Shqiptar".
Dje, në një nga sallat e konferencave të Hotel Tirana International, studiues të ndryshëm, albanologë, gjuhëtarë e njohës të mirë të artit dhe historisë, u mblodhën për të diskutuar për veprën dhe krijimtarinë e Yamamotos. Për studimin e tij, për të cilin albanologu japonez është bazuar në mbi 50 referenca. Në të ka përfshirë katër ese, në të cilat trajton tiparet thelbësore të Kanunit të Lekë Dukagjinit, të së drejtës zakonore, të konceptit të nderit, të konceptit të mikut, të hakmarrjes, etj. Por gjithmonë duke i argumentuar këto dhe duke i polemizuar me teorinë e Hobsit, Rusoit, Niçes.... kur e pyet se kush është Kanuni i Lekë Dukagjinit për të, Yamamoto shton: Eshtë një ligj që aplikohet në vende ku mungon fuqia e shtetit. "Gjatë periudhës së Perandorisë Otomane, edhe pse ishte vend i pushtuar disa zona kishin autonomi. Pra, në këto vende ku njerëzit nuk janë direkt në pushtetin e centralizuar qendror, mund të thuhet se shoqëria është deri diku e organizuar në bazë të shoqërisë fisnore", shprehet Yamamoto. Në takimin e djeshëm u fol se vlerat e librit janë të shumta, struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore kanë përmbajtje, parathënie, parafjalë. Madje, në parathënie të veprës autori shkruan se ideja për t'u marrë me kanunin shqiptar i lindi nga romani i Ismail Kadaresë, "Prilli i thyer" që bleu rastësisht te një librashitës në Nju Jork në vitin 1990. Kanuni sipas atyre që e kanë lexuar veprën plotëson një zbrazëti për njohjen e tij, madje edhe e krahasojnë me konceptet etike të shkrimtarit japonez Jukio Mishima. "Vepra e Kazuhikos për ngjashmëritë e strukturës etike homerike me atë të kanunit shqiptar, bart vlera të mëdha, sepse paraqitet kultura e popullit shqiptar si një kulturë "primues inter pares" (i pari ndër të barabartë). ", shprehet Prof. Dr. Mehmet Elezi. E ndërkaq, një tjetër argument, për studimin e Yamamotos, vjen nga Nebi Bardhoshi, studiues pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve në Tiranë. Sipas Bardhoshit, pavarësisht studimit, autori japonez nuk na jep një tezë se, pse pikërisht te shqiptarët qenka ruajtur kjo strukturë, duke e nënkuptuar këtë strukturë të pandryshueshme që nga zanafilla. Ndërkohë, që ne kemi të dhëna historike për ndryshime të vrullshme në demografinë e Ballkanit dhe territorit tonë, të sistemeve politike edhe në malësitë më të izoluara, etj". "Te puna e Yamamotos bie në sy një lidhje që bën mes religjionit dhe etikës dhe menjëherë lind pyetje: Kush lindi më parë? Po nëse ishte nevoja dhe përvoja pse duhet që më parë kjo të krijojë perëndi dhe më vonë kjo të përdoret si bazë legjitimuese. Kjo çështje mendoj se kërkon një trajtesë më të gjerë", shprehet Bardhoshi, sipas të cilit po aq autori i kushton një vëmendje të veçantë rendit social vëmë re se barazia dhe shkaku a shkaqet e saj dhe pasojat që vinë prej saj në gjithë strukturën e vlerave, strukturës etike, morale, religjioze dhe juridike janë cekur shumë pak.