Ekstradohet ish-bosi i piramidës “Cenaj”
Me një portret më të zymtë se ai që kishte mbetur në arkivat e fotove të tij bardh e zi, i veshur me një bluzë të thjeshtë sportive “La Coste”, njeriu i dënuar për vjedhjen e 57 miliardë lekëve të shtetasve shqiptarë, ka mbërritur dje me pranga në Rinas.
Dashamir Biçaku
Lefter Cenaj, tashmë 61 vjeç, ish-bosi i një prej skemave më të fuqishme piramidale shqiptare në vitin 1997 është ekstraduar dje nga Greqia, ku mbahej i arrestuar me kërkesë të Interpol Tirana. Transferimi i tij në Shqipëri është bërë me qëllim vuajtjen e dënimit me dhjetë vjet burg të dhënë në mungesë nga togat e zeza. I dënuari për vjedhje në shuma të mëdha me anë të mashtrimit është shoqëruar nga oficerët e Interpolit gjatë fluturimit me avion nga Athina në Tiranë. Ekstradimi i 61-vjeçarit të dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Tiranës, kaloi përmes një odiseje arrestimesh dhe lirimesh të tij në Greqi pasi Cenaj ishte në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra e Interpol Tiranës, por i padënuar me vendim të formës së prerë. Javën e kaluar, Zyra e Interpol Athinës, ka konfirmuar aprovimin e ekstradimit në drejtim të Shqipërisë. Lefter Cenaj u arrestua një vit më parë për të tretën herë në Greqi pas kërkesës nga Zyra e Interpol Tirana. Ai ishte arrestuar dy herë të tjera, por ishte liruar për shkaqe burokratike të autoriteteve shqiptare. Cenaj duhet të vuajë masën e dënimit të dhënë nga gjykata për krimin e mashtrimit kryer 25 500 herë ndaj po kaq shqiptarëve.
Ekstradimi
Rreth orës 11:30 të ditës së djeshme, Lefter Cenaj, ka lënë pas derën e hekurt të qelisë së tij në një prej burgjeve të Athinës, ndërsa automjetet e burgjeve greke, e transportuan në drejtim të aeroportit. Atje ai është mbajtur në ambientet e posaçme të “Efelefteros Venizollos”, të kryeqytetit grek, në pritje të nisjes në drejtim të Shqipërisë. Mësohet se të afërm të familjes, kanë pasur dijeni, se 61-vjeçari ishte vendosur të ekstradohej në drejtim të Shqipërisë, por nuk kishin dijeni për datën e saktë të këtij transferimi. Kjo për shkak se veprime të tilla mbahen sekret në mënyrë ekstreme nga policia, për ta ruajtur nga ndonjë situatë e paparashikuar. Rreth orës 13:00, ish-drejtuesi dhe bosi i një prej skemave piramidale më të fuqishme, është akomoduar në vendin e rezervuar për të, në avionin që e riktheu në atdhe pas shumë vitesh. Burimet e policisë, pohuan dje për gazetën “Panorama”, se njeriu që shoqëronin oficerët e Interpolit, duke e mbajtur me pranga në duar ka pasur një sjellje normale e të qetë gjatë udhëtimit. Të njëjtat burime thanë se Lefter Cenaj u është bindur pa mëdyshje kërkesave të oficerëve, që e shoqëronin atë gjatë ekstradimit. I vetmi problem për 61-vjeçarin sipas burimeve të policisë, ka qenë një shqetësim nga zemra i shfaqur edhe nga vetë ish-bosi i skemës piramidale gjatë bisedave të reduktuara që ka bërë me agjentët në udhëtimin Athinë-Tiranë. Gjithsesi, sipas policisë, çdo gjë ka shkuar mirë dhe procedura e transferimit nuk ka pasur probleme. Në Rinas avioni me të cilin udhëtonte Cenaj, ka prekur pistën rreth orës 14:20 minuta dhe 61-vjeçari pas procedurave rutinë i është dorëzuar autoriteteve të burgjeve.
Zbardhet vendimi i Gjykatës
“Cenaj vodhi 25 mijë shqiptarë me mashtrim”
TIRANE - Lefter Cenaj, ish-bosi i piramidës “Cenaj” u ekstradua për të vuajtur një dënim me 15 vjet burg të dhënë nga Gjykata e Tiranës në vitin 2003. Por aplikimi i gjykimit të shkurtuar në këtë proces, si pasojë e pranimit të fajësisë nga avokati i tij, këtij dënimi i ulet një e treta e tij, duke bërë që ai të vuajë vetëm 10 vjet. Gjykata e ka gjetur fajtor Cenajn për vjedhjen nëpërmjet mashtrimit të vlerës prej 5.734.415.506 lekësh të reja nga 25.537 qytetarë, të cilët kishin investuar kontribute në shuma të konsiderueshme. Sipas gjykatës, ky fakt është vlerësuar si i kundërligjshëm për shkak të pasojës së madhe financiare që ka sjellë humbja ekonomike për shtetas të shumtë. Në vendim gjyqtari Elvis Kotini shprehet se, në këtë mënyrë është provuar se Lefter Cenaj është krijuesi, administratori dhe ortaku i vetëm i “Cenaj & Co” sh.p.k., të regjistruar si person juridik më 25 mars 1995 në Gjykatën e Tiranës. “Aktiviteti ekonomik i kësaj shoqërie është vënë në dyshim qysh në kohën kur shtetasit investues dhe përgjegjës deri në vlerën e kapitalit për të cilën është kontribuar, nuk mundën të kishin interesin e nevojshëm financiar nga puna e “Cenaj”. Ky fakt në aspektin financiar solli më pas falimentimin ekonomik të kësaj shoqërie, por pa u determinuar nga norma të lejuara financiare të riskut dhe kontabilitetit të rregullt ligjor”, thuhet në vendimin gjyqësor, i cili mori formë të prerë, pasi u la në fuqi nga Apeli. Sipas gjykatës, procesi i huamarrjes së gjerë të kryer nga personi juridik jo bankar, administruar nga njerëz të besuar të Cenajt, nuk mund të përballonte në asnjë rast shlyerjen e detyrimeve ligjore, për të cilat është kryer investimi ekonomik. Me gjithë faktet e veprimtarisë së kryer në objektin e kësaj shoqërie, rezulton që paratë e marra nga publiku i gjerë nuk mund të justifikonin në asnjë mënyrë likuiditetet që duhet të përbënin normën e fitimit. Gjithashtu, në ekzaminimin e kësaj shoqërie janë evidentuar njëzet e pesë fashikuj financiarë, në lidhje me depozitat për detyrime të kësaj shoqërie, aktiviteti i së cilës është shtrirë në disa rrethe të vendit. “Në fakt, gjykata çmon të konsiderojë si aktivitet të ngjashëm më atë të bankës, veprimtarinë e kësaj shoqërie me bazë piramidale, e cila duke grumbulluar kapital financiar nuk ka mundur të kundër shpërblejë kreditorët e saj”, argumenton gjykata. Në këtë mënyrë ana subjektive e veprës penale është përcaktuar nga kryerja e këtyre veprimeve juridike, të cilat kanë qenë fiktive dhe në kundërshtim me normat e lejuara të financimit. “Cenaj” e administruar nga Lefter Cenaj është përdorur në mënyrë të qëllimshme për të pasur sa më shumë të ardhura, por duke shpërdoruar besimin e shumë qytetarëve shqiptarë. “Gënjeshtra e përdorur është provuar nga mos realizimi efektiv i shumë prej aktiviteteve ekonomike të caktuara gjatë aktthemelimit të kësaj shoqërie”, përfundon vendimi. fa.ma.