E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhufi: Kisha e Brarës, shkatërrimi nën heshtjen e qeverisë

Dy ditë pas publikimit të shkrimit në gazetën "Panorama" për shkatërrimin vandal në Kishën e Shën Mërisë së Brarës, deputeti i LSI-së, Pëllumb Xhufi ka reaguar ashpër dje. 

Gjatë një komunikate për shtyp, sipas tij, ky monument i papërsëritshëm i historisë së kulturës së Tiranës, i dhunuar rëndë, me ekskavator, me ruspa, duke shkatërruar varret e stërlashta të këtij monumenti kulti, i cili është një sintezë kulturash, jo vetëm autentike shqiptare, por edhe bizantine dhe perëndimore. "Është një monument, i cili është zbuluar dhe vlerësuar, dekada më parë nga shkencëtarët dhe zbulues të njohur siç janë Prof. Aleksandër Meksi, Aleksandër Dhima, Damjan Komata, pra, është një mëkat i vërtetë që një monument i tillë i rrallë shkatërrohet sot, dhe për fat të keq shkatërrohet në tolerimin dhe nën heshtjen e organeve përkatëse dhe të qeverisë. Ndër varret e shkatërruara është dhe varri i një personazhi të njohur si Sebasti Mihal Skurra, i vitit 1201", shton ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›