E Diel, 1 Nëntor 2026

“Birra Korça” këtë verë në çdo cep të qyteteve bregdetare

 

I gjendur mes aktivitetit të djeshëm, drejtori i marketingut i “Birra Korça”, Ilir Toçi është shprehur se këtë vit “Birra Korça” do të jetë e pranishme në çdo cep të bregdetit shqiptar. Ai e shikon aktivitetin si një mundwsi të mirë për promovimin e produkteve dhe tregon planet e kompanisë për zgjerimin e tregjeve.
Prej dy netësh stenda e “Birra Korça” është e pranishme në aktivitetin me logo “Ju sjellim pak Korçë”, si ka qenë ecuria e këtij aktiviteti, a ka qenë tërheqës për kryeqytetasit një festë korçare në Tiranë?
Aktiviteti i sotëm është shumë interesant, ka shumë njerëz, veçanërisht nga Korça, por edhe nga Tirana. Ata janë të kënaqur me produktet që janë këtu dhe veçanërisht me “Birra Korça”, madje shumë prej tyre janë shprehur të mahnitur veçanërisht nga shija e birrës së zezë. Birra e zezë që ka dalë tani ka një shije që konsumatorit i ka lënë një përshtypje të veçantë. Ne po mundohemi të plotësojmë kërkesat e konsumatorëve duke prodhuar sa më shumë. Në këtë aktivitet kemi dalë edhe me fuçi të hapura, pra tregtojmë birrë me krikëll, kemi dhe dy frigoriferë për të përballuar sa më mirë fluksin e kërkesave, pasi në natën e parë kërkesat e qytetarëve për “Birra Korça” ishin të mëdha. Në stendën e “Birra Korça” kemi dhe vajzat e promocionit, të cilat po punojnë për imazhin, por edhe për t’iu përgjigjur kërkesës së konsumatorit, të cilët duken sikur kanë shumë për zemër produktet korçare dhe veçanërisht birrën e prodhuar në Korçë.
Cila do të jetë strategjia e “Birra Korça” për muajt e verës?
Këtë vit ne kemi planifikuar që gjatë sezonit veror “Birra Korça” të mbulojë të gjithë bregdetin shqiptar pra, ajo që në synojmë është që gjatë sezonit veror të godasim jo vetëm atë target grup që janë shqiptarët që e duan “Birra Korça”, por të plotësojmë edhe kërkesën e pushuesve të huaj, qoftë kosovarë maqedonas qoftë edhe të huaj që e dashurojmë birrën e zezë, të cilët thonë se është një birrë e veçantë shqiptare. Ne kemi gjithashtu, edhe birra bionde. Këtë vit ne do të rrisim edhe më shumë imazhin e “Birra Korça” dhe prezencën e saj. Ekipi i vajzave të promocionit ka kryer tashmë një studim tregu, për t’iu përgjigjur kërkesave të klientit për ta bërë prezent birrën për ta futur në lokale, që nuk e kanë, si dhe për të njohur ato kërkesa që kanë tregtarët vetë, si rrjetin e shpërndarjes, çmimin që ne ofrojmë. Kjo strategji do të vazhdojë deri në fund të gushtit. Në tregun shqiptar të birrës ka një konkurrencë të lartë, por ne duam që të pozicionohemi shumë fort që me një birrë cilësore të plotësojmë nevojat e etjes së konsumatorëve shqiptarë dhe të huaj që vijnë si turist në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›