Festë korçare në Tiranë me serenata dhe “Birra Korça”
Fabiola Çela
Qytetarët e kryeqytetit kanë kursyer 200 kilometra, për të shijuar Korçën. Në mes të bulevardit të Tiranës, një organizim masiv, ka sjellë aromën e qytetit më shumë të përmendur të kulturës. “Ju sjellim pak Korçë”, një iniciativë e Bashkisë së Korçës për promovimin e produkteve, për dy ditë me radhë ka “ngopur” kryeqytetasit me produktet e certifikuara të rajonit të Korçës. Aktiviteti “Ditët e Korçës në Tiranë”, ishte një bashkëpunim i GTZ-së gjermane, Bashkisë së Korçës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Ai u organizua në formën e një panairi në lulishten pranë “Vëllezërve Frashëri”, në bulevardin e Tiranës. Synimi i aktivitetit ishte promovimi i turizmit korçar. Si i tillë, aktiviteti ishte i mbushur me serenata korçare dhe me produktet më me emër të kësaj krahine. Dhe në shijen e Korçës, nuk mund të mungonte krenaria e saj, “Birra Korça”.
Për nga numri i pjesëmarrësve, duket se të gjithë kryeqytetasit janë nga pak “korçarë”. Asgjë nga tradita e Korçës nuk mungoi gjatë dy ditëve të festivalit promovues në kryeqytet. Qindra qytetarët që shijuan, nën tingujt e serenatave, kërnackat, kollofacet dhe suxhukët, shijen unike të “Birra Korça”, mjaltin e luleve të Moravës, apo aromën e verës, ishin dëshmia e suksesit të panairit. Korçarët, që jetojnë në Tiranë, me spontanitetin e një shpirti artistik, improvizuan me kitarat e tyre edhe muzikën e dashurisë së rrugicave. Stendat e mbushura me prodhime të krahinës kanë qenë plot deri në orët e vona të natës. Vapën e kësaj vere që ka filluar herët, e kanë shuar me produktin më korçar, “Birra Korça”, stenda e të cilës ka qenë e mbipopulluar përtej parashikimeve. Grupet korçare kanë ditur të harmonizojnë më së miri traditën me etjen e kryeqytetasve për kulturë korçare. Prni e të rinjve të veshur si për ditën e karnavaleve duket se ishte edhe përmbushja finale e jetës së Korçës. Të gjithë të pranishmit, ishin në një mendje. Produktet e Korçës janë ndër më të mirat. Dhe ky është promovimi më i mirë për një qytet. Sipas organizatorëve, ditët korçare shumë shpejt dot nisin një tur në të gjithë qytete e mëdha të vendit. Ndërsa më datë 6 qershor, në Korçë do të jetë festa e madhe “Karnavalet e Korçës”.
Morava
Stenda e mjaltit “Morava”, i prodhuar në Korçë ishte pjesëmarrës në aktivitetin e djeshëm. GTZ së bashku me bashkinë e Korçës, Dhomën e Tregtisë ishin iniciatorët e këtij aktiviteti. Eshtë hera e parë që një festë e tillë me tradita të një qyteti tjetër organizohet në Tiranë. Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i prodhimeve lokale. Duke parë ecurinë e kënaqshme të këtij aktiviteti organizatorët po shikojmë mundësinë e organizimit të një festë të tillë edhe në qytete të tjera.
FIX
Në aktivitetin e djeshëm merrte pjesë edhe firma korçare e sallamerisë FIX. Sipas përfaqësuesve të kësaj firme, është hera e parë që merrnin pjesë në një aktivitet të tillë, por sipas tyre nuk do të jetë e fundit, pasi ata do të jetë në pranishëm në çdo aktivitet të tillë që do të organizohet në të ardhmen. Kërnackat janë një ndër produktet më tipike të qytetit të Korçës. Në festën e djeshme çdokush ka mundur të shijojë birrën tradicionale të Korçës dhe produktet e saj si kërnackat, mjaltin etj.
tona
Në aktivitetin e djeshëm nuk mungonte as stenda e firmës së sallamerisë “Tona”. Për përfaqësuesit e kësaj firme ardhja në këtë aktivitet ishte goxha produktive. Magjia e serenatave korave, karnavalet dhe produktet korçare, sollën në Tiranë, një atmosferë festive për qytetarët, një festë tipike korçare. Madje sipas përfaqësuesve të firmave pjesëmarrës kjo atmosferë duket të përsëritët sërish dhe ata do të jenë të gatshmen të vinë sërish jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera.