Birra “Korça” merr certifikatën “ISO 22000”
Një histori suksesi nga një kompani prestigjioze shqiptare. Duket se kësaj kompanie nuk i mungojnë historitë e bukura dhe optimiste. Para pak ditësh Birra “Korça” është vlerësuar me certifikatën “ISO 22000”. “Kjo certifikatë i jepet vetëm atyre kompanive, të cilat garantojnë cilësinë e prodhimit në nivele maksimale dhe teknologjinë e përdorur në nivelet më të fundit bashkëkohore, duke bërë që birra “Korça” të jetë e vetmja fabrike birre në Shqipëri dhe Ballkan që vlerësohet me këto karakteristika”, - thanë përfaqësues të kësaj kompanie.
“Një çmim i madh i dhënë në Londër në shtator të 2007-s, për cilësinë, teknologjinë dhe kulturën organizative të kësaj kompanie, pikërisht “Kurora e artë e cilësisë” për birrën “Korça”, të zgjedhur fituese midis qindrave bizneseve pjesëmarrëse nga 66 vende të botës. Ky vlerësim do të ndiqej nga një tjetër, të dhënë nga një tjetër organizatë ndërkombëtare, e cila studion bizneset në vendet e Evropës Juglindore, ai për përgjegjësinë e lartë sociale të menaxhimit të kësaj kompanie “Corporate social responsability award South East Europe””, - shpjeguan përfaqësues të “Birrës Korça”.
Certifikata “ISO 22000” e cila garanton sistemin e menaxhimit për sigurinë e ushqimit zbatohet në më shumë se 700 organizata në 60 vende në të gjithë botën. Certifikimi i kompanisë, birra Korça me ISO 22000, është vetëm një element më shumë, që tregon se cilësia e saj, i përket standardeve më të zhvilluara ndërkombëtare. Kjo certifikate jepet vetëm pas vlerësimit në terren të fabrikës, cilësisë së lëndës së parë dhe të prodhimit final, pra certifikon kompaninë dhe produktin me vlerësimin e saj maksimal.
Birra “Korça” për herë të parë ka dalë në vitin 1928, duke qenë kështu edhe birra e parë e prodhuar në vend dhe njëkohësisht furnizuesja e vetme e tregut shqiptar për vite radhe. Prodhimi i saj do të ndërpritej për shumë pak kohë gjate viteve të tranzicionit, për të rinisur sërish në vitin 2006 falë një investimi gjigand. Rindërtimi model i fabrikës është kryer nga kompanitë të huaja brenda një harku kohor të shkurtër dhe teknologjia e përdorur në të është fjala e fundit e shkencës. Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë fabrikë është prodhimi i birrës, megjithëse me teknologji të përparuar, me formulën tradicionale të prodhimit të para 80 vjetëve. Sot, falë cilësisë së saj, birra “Korça” është prezent në çdo cep të Shqipërisë. “Korça e zezë” dhe ajo “bionde” renditen në shijet më të pëlqyera të konsumatorit vendas e të huaj. Së shpejti fabrika e birrës “Korça” do të rrisë edhe më shumë kapacitet e saj prodhuese, për të qenë kështu sa më afër kërkesave të tregut, e jo vetëm atij vendas, pasi shumë shpejt do të nisë eksporti i këtij produkti në shumë vende të rajonit.
“Certifikata ISO 22000”, me të cilën u vlerësua birra “Korça”, ky biznes i suksesshëm vendas, është një nder për të gjithë tregun shqiptar, duke u bërë motivim për mbarë bizneset, thanë përfaqësues të kësaj kompanie. Kjo certifikatë do të thotë me tepër optimizëm për rritjen ekonomike të vendit, mirënjohje për përkushtimin maksimal të investitorëve, specialistëve dhe punonjësve të kësaj fabrike, që me gjithë vështirësitë e një ekonomie në zhvillim, arrijnë të konkurrojnë në arenën e madhe të globalizimit. Këto produkte cilësore dhe këto investime të qëndrueshme janë marketingu më i mirë për Shqipërinë, nxisin eksportin dhe thithin investitorë të huaj në vendin tonë.
Çfarë është ISO?
Organizata ndërkombëtare për standardizimin (ISO) është zhvilluesi më i madh në botë dhe publikuesi i standardeve ndërkombëtare. ISO është një rrjet i standardeve kombëtare në 157 vende, dhe ka një sekretariat qendror në Gjenevë që koordinon sistemin. ISO është një organizatë joqeveritare që formon një urë ndërmjet publikut dhe sektorit privat.