E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shembet rruga Ballsh-Tepelenë

13/03/2005  Prej një muaji rruga nacionale Ballsh–Tepelenë është shëmbur në vendin e quajtur “Kthesa e Symizës”, në zonën Fratar. Mjetet e shumta që qarkullojnë në këtë aks rrugor detyrohen të kalojnë vetëm me një kalim në vendin e sipërpërmendur. Disa punonjës që janë vendosur aty nga ana e Drejtorisë së Mirëmbajtjes Rruga shprehen se për çdo moment rruga shëmbet dhe i gjithë dheu së bashku me sasinë e çakëllit të hedhur në vendin e shëmbjes përfundon në greminë. “Ne po përpiqemi këtu të mbajmë të hapur këtë vend që të mos bllokojmë qarkullimin, por në fakt ai është bllokuar disa herë, ndërsa tani kalohet vetem në një kalim, ka thënë një punonjës i mirëmbajtje rruga.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›