E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mallakastër, shemben 10 shtëpi

13/03/2005  Shemben 10 shtëpi në Ngracaj të Mallakastrës. Ky fshat ndodhet

rreth 15 km larg qytetit të Ballshit në një terren të thyer kodrinor. Në qendër të fshatit Ngracan, në lagjen që vendasit e

quajnë lagjen “Xhami” në një sipërfaqe prej 10 hektarë ka pasur rrëshqitje të mëdha dheu. Nga kjo rrëshqitje nuk ka pasur dëmtime në njerëz, por janë dëmtuar rëndë 10 ha, në lagjen Xhami. Vetëm familjet e 4 shtëpive, të cilat kanë pësuar më shumë dëmtime janë shpërngulur dhe strehuar në banesat e tjera të fshatit. Është dëmtuar dhe ka dalë jashtë funksionit 300 metra rrugë, që lidh fshatin me qytetin e Ballshit. Gjithashtu janë dëmtuar rëndë rreth 160 metra rrugë të brendshme të fshatit, 1.2 kilometra linjë elektrike e tensionit të lartë dhe fshati ka ngelur pa drita.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›