“Bis banka”,publikohen aksionerët e rinj
Publikohen aksionerët e rinj të BIS Banka. Pak ditë më parë Bordi i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë miratoi kërkesën e Veneto Banca Holding S.c.p.A., Itali për blerjen e aksioneve të kapitalit aksioner të Bankës Italiane të Zhvillimit sh.a. - BIS Banca, nga aksionerët Francesco Mariano Mariano dhe Banca Popolare Pugliese S.c.p.A., si dhe nënshkrimin e aksioneve të reja të emetuara të bankës që në total përbëjnë 76.83 për qind të aksioneve të kapitalit aksioner të bankës. Pas miratimit të këtij ndryshimi pjesëmarrjet në kapitalin e Bankës Italiane të Zhvillimit sh.a. paraqiten: Veneto Banca Holding S.c.p.A. përfaqëson 76.83 % te aksioneve Francesco Mariano Mariano 23.17 %. BIS Banca u themelua në muajin shkurt të vitit 2005, pas blerjes së 100 % të aksioneve nga ish-Banka Dardania, duke qenë kështu banka e vetme me 100% kapital italian në Shqipëri. BIS Banca ka kapital shumën prej 1.000.000.000 Lek; BIS Banca numëron sot 8 filiale të saj, me 4 filiale në qytetin e Tiranës, në qytetin e Vlorës, në Durrës, në Fier dhe Shkodër.