E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode mbron importuesit

 

Importuesit e karburanteve kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, kjo si pasojë e çmimit të karburanteve. Ndërsa çmimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare ka pësuar rënie të ndjeshme, në tregun vendas nuk ka ndodhur e njëjta gjë. Përballë një situatë të tillë, kreu i financave gjatë një deklarate për mediat dy ditë më parë, u ka dalë në mbrojtje importuesve të karburanteve. "Është krijuar ideja se ka një marzhë shumë të madh fitimi, mund t'ju them që nuk është aq i madh sa ç'mendoni ju. I gjithë tregu i karburanteve luan për 4-5 lekë të reja", ka thënë ai. Por ai e ka pranuar faktin se në rastet kur çmimi i arit të zi në bursa rritet, ky ndryshim reflektohet menjëherë në tregun vendas. E kundërta ndodh kur çmimi i karburante në bursat ndërkombëtare pëson humbje. Lidhur me këtë, ministri Bode u shpreh "Ne si organ fiskal i marrim taksat një më një, sa i ka futur në doganë, sa i ka shitur me pakicë etj. Kemi bërë skemën që ata të paguajnë taksat deri në shitjen me pakicë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›