E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrel, dështon zgjedhja e kreut të PD

 

Demokratët e Burrelit përfshihen në debate me drejtuesit e pushtetit vendor, të ndërmarrjeve e institucioneve si dhe zyrtarët e PD-së. Sherri i fundit u evidentua dje pasdite kur janë dashur më shumë se 5 orë për të zgjedhur kryetarin e PD-së së Burrelit. Gjithçka ka ndodhur, pasi është kërkuar që kandidatët që pretendojnë këtë degë, më parë t'u hapen dosjet, për shkak të dyshimeve për lidhjet e tyre me të kaluarën. Fillimisht të pranishmit, kryetarë të seksioneve dhe anëtarët e kryesisë së PD-së janë njohur me kandidatët, që garonin për kreun e PD-së Burrel dhe më pastaj janë lexuar kriteret, që duhet të plotësonte secili kandidat. Pa nisur mirë diskutimi i kandidaturave, të pranishmit janë përfshirë në debate, sharje e fyerje me njëri-tjetrin. Në shënjestër janë vënë drejtorët e ndërmarrjeve dhe institucioneve, të cilët janë akuzuar se në vendet e punës nuk kanë emëruar njerëzit sipas meritave profesionale dhe kontributit të dhënë në fushatat elektorale, por kanë punësuar njerëzit e tyre të afërm, duke krijuar një imazh mjaft të keq në publik për PD-në.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›