E Diel, 1 Nëntor 2026

Bursat, një fuçi naftë kuotohet me 40 USD

 

Një fuçi naftë në bursat ndërkombëtare është kuotuar me 40 dollarë. Sipas mediave të huaja, përkundër kërkesave për uljen e prodhimit të naftës, çmimi i naftës së papërpunuar në tregun botëror shënoi edhe një rënie tjetër. Një fuçi naftë nuk është shitur me 40 dollarë qysh prej verës së vitit 2004. Por me shkurtimin e tretë me radhë për këtë vit, për 2,2 milionë fuçi në ditë, ministrat e naftës të OPEK-ut reaguan në një takim në Algjeri ndaj krizës aktuale. Ata bënë thirrje për uljen e prodhimit për të stabilizuar çmimet. Në një mbledhje të zhvilluar pak ditë më parë, ministrat e kartelit pritet të pajtohen për uljen e prodhimit deri në 2 milionë fuqi në ditë. Rusia, si njëra ndër prodhueset kryesore të naftës, por jo edhe anëtare e OPEK- ut, ka njoftuar se do të shkurtojë eksportin e naftës me qëllim të fuqizimit të çmimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›