Gjobat ne permbarim DSHP Policia bashkiake deshtoi
Gjobat e vendosura nga inspektorët sanitarë kanë nisur të vilen, pasi është ndryshuar mënyra e mbledhjes së tyre. Të gjitha dokumentat të plotësuara me penalitetete dërgohen në gjykatë dhe më tej përmbarimi merret me ekzekutimin e tyre. Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Tirnaë, Mëhill Gecaj sqaron se ky ndyshimi u kërkua, se prej shumë vitesh policia bashkiake nuk kryente detyrën, duke lënë shumë gjoba të pambledhura.
“Tashmë të gjitha kundravajtjet administrative që u ndoqën nga Inspektoriati Sanitar Shtetëror, brenda 30 ditësh nëse subjekti nuk shlyen detyrimin ligjor pranë inspektoriateve, zyra juridike e drejtorisë përkatëse i përcjell ato pranë gjykatës së rrethit për nxjerrjen e urdhërit të ekzekutimit dhe më pas të gjitha këto do të shkojnë pranë zyrave përmbarimore për të kryer vjeljen e këtyre gjobave. Nga ana jonë ka filluar procesi, po ecën mjaft mirë. Një pjesë e mirë e gjobave janë dërguar në gjykatë”-tha Gecaj.
Ndërsa për tre muaji e verës janë kryer mbi 1800 inspektime, ku dhe u vendosen 88 penalitete për subjektet, që shkelnin ligjet. Kanë dominuar gjobat për baret dhe restorantet, pasi kanë qenë në kundravajtje me ligjin kundër produkteve të duhanit. Nuk kanë munguar gjobat dhe për kushtet higjeno-santare në tregje apo fast - food-e.
“Për muajt qershor, korrik dhe gusht nga ana e Inspektoriatit Sanitar Shtetëror janë ushtruar kontrolle në 1899 subjekte të ndara në kategori të ndryshme., Janë vënë 88 gjoba për subjekte që nuk kanë respektuar kushtet higjeno-sanitare dhe standartet, por një pjesë e mirë e penaliteteve kanë qenë edhe për moszbatim të ligjit antiduhan”-theksoi ai.
Këtë verë në kryeqytet janë janë vendosur shumë pak gjoba për ndotjen akustike, pasi ne muajt e verës qytetarët i drejtohen bregdetit. Kështu që në Tiranë pak lokale nate kanë qëndruar të hapur.
Julia Bardhushi