"Bisedimet me BE-në të përfundojnë para zgjedhjeve, nënshkrimi pas tyre"
.jpg)
11/02/2005 Kryediplomati shqiptar, Kastriot Islami, i ka kërkuar ambasadorëve të Bashkimit Evropian, që ngeociatat për asociim-stabilizimin të Shqipërisë me BE-në të mbyllen para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare dhe nënshkrimi i kësaj marrëveshje të bëhet pas procesit zgjedhor. Për Islamin, përfundimi i bisedimeve para zgjedhjeve dhe "nënshkrimi i marrëveshjes pas zgjedhjeve, do të ishte një mesazh shumë pozitiv, adresuar të gjithë faktorëve politikë dhe socialë, që do të rriste ndjenjën e përgjegjësisë për të gjithë spektrin politik shqiptar dhe do ta inkurajonte të gjithë klasën politike shqiptare për veprime më kurajoze në drejtim të përmbushjes së reformave të nevojshme që e afrojnë vendin me BE-në". Islami ka premtuar në fjalën e tij, se përfundimi i marrëveshjes nuk do të kishte përfitime politike për një palë, por do të ishte e balancuar dhe shpresëdhënëse. Megjithatë, qëndrimi i ministrit të Jashtëm ka ardhur vetëm pak muaj para nisjes së votimeve, për parlamentin e ardhshëm.
Garancia
Ministri Islami ka bërë këtë kërkesë duke patur si garanci mbështetjen e qeverisë shqiptare, e cila, sipas tij, "është e gatshme dhe e aftë për të zbatuar me sukses detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit që po negociohet me BE-në". Sipas tij, një tjetër garanci që Shqipëria i jep BE-së, për të mbyllur negociatat para zgjedhjeve është dhe procesi i anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Islami tha se, "procesi për anëtarësimin në NATO, është komplementar me procesin e integrimin evropian të vendit, dhe përbën një prioritet strategjik të Qeverisë shqiptare. Në këtë kuadër dhe Karta e Partneritetit ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe SHBA-së ka qenë një tjetër element i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal në funksion të anëtarësimit të tre vendeve në NATO". Islami theksoi para ambasadorëve se "Shqipëria ka shënuar progres në rrugën e anëtarësimit gjatë vitit 2004, në institucionalizimin e strukturave të ekzekutivit, legjislativit, partitë politike dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile".
Vizat
Liberalizimi i regjimit të vizave ka qenë një tjetër kërkesë që ministri i Punëve të Jashtme i është drejtuar ambasadorëve të BE-së akredituar në Tiranë. Ky liberalizim, sipas Islamit, duhet të bëhet në funksion të lëvizjes së lirë të njerëzve të biznesit, të artit, të shkencës. Sipas tij, "çështja e lehtësimit të regjimit të vizave nga BE mbetet e ndjeshme për disa kategori të caktuara të qytetarëve shqiptarë dhe shpesh bëhet burim cënimi të dinjitetit".
Shqipëria raport në BE
Pas dy javësh, Task Forca e Shqipërisë do të raportojë pranë Bashkimit Evropian ecurinë e reformave ligjore. Rreth dy javë më parë, BE ka kërkuar të dhëna mbi luftën kundër korrupsionit, trafikut të paligjshëm, reformën zgjedhore si dhe ecurinë e zbatimit të ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Për këto pika, Shqipëria do të paraqesë realizimet dhe vonesat e deritanishme. Ndërsa do të jenë zgjedhjet dhe ligji i pronave që do të sjellin ngërçet e para për Shqipërinë. Kjo për vetë faktin se pa u miratuar ndarja zonale, reforma zgjedhore nuk do të cilësohet e përfunduar.