SHISH sinjalizoi "Toskën" për arratisjen

11/02/2005 Ministria e Rendit injoroi informacionin e shërbimeve sekrete
Shërbimi Informativ Shtetëror kishte arritur të mësonte planin e arratisjes qysh dy javë më parë. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se, agjentët e shërbimit sekret ishin sinjalizuar se disa nga të burgosurit e komisariatit të Shkodrës do të linin qelitë e tyre për të fituar lirinë. Informacioni iu përcoll Ministrisë së Rendit, e cila e injoroi. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Dashnor Kaja, e mohon informacionin e ardhur nga SHISH-i.
Sinjali
Planet për arratinë e 3 të burgosurve, dënuar për vrasje, nga qelitë e Komisariatit të Shkodrës, duket se kanë qenë të hershme. Burime nga shërbimi inteligjent, bëjnë të ditur se afro 1 muaj më parë, agjentët sekretë arritën të zbulonin se Nika, Çarku dhe Dakaj kishin nisur të mendonin për të lënë qelinë. Për më tepër e kishin shprehur këtë ide dhe tek të tjerët. Në rrethana krejt të pashpjegueshme u arrit të mësohej se, 2 javë më parë, këta të dënuar kishin siguruar një litar sharrë. Pritej vetëm një moment i përshtatshëm për të punuar dhe liria ishte vetëm pak metra larg. Pikërisht ky informacion u përcoll me të shpejtë në Ministrinë e Rendit Rublik. Hierarkët e dikasterit blu nuk e vlerësuan aspak materialin me këto të dhëna. Madje, sipas burimeve, puna dhe përkushtimi për të zbuluar arratisjen u injorua krejtësisht. Në rrugë zyrtare, dikasteri i rendit sqaroi SHISH-in se ishin bërë të gjitha hetimet e mundshme dhe se alarmi ishte tërësisht i rremë. Kinse, kontrollet e ushtruara në ambientet e paraburgimit të Shkodrës kishin rezultuar negative. Kësisoj, tentativa e arratisjes nuk mund të ishte e vërtetë. Versioni i mësipërm nuk ka qenë aspak i besueshëm për Shërbimin Informativ Shetëror. Sipas burimeve, nuk është hera e parë që Ministria e Rendit Publik nuk i vlerëson informacionet e sekretëve, të cilat jo vetëm që vihen në jetë, por marrin dhe përmasa të mëdha.
Zyrtare
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i pyetur nga gazeta "Metropol" për informacionin e mësipërm, u shpreh i rezervuar. Kryekomisar Dashnor Kaja, tha se, Ministria e Rendit Publik nuk kishte dijeni se në komisariatin e Shkodrës po gatitej arratisja. "Nuk kam dijeni për këtë fakt. Ndoshta ky informacion që thoni ju është i vërtetë dhe fle në ndonjë nga sirtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Por, unë nuk kam asnjë të dhënë", u shpreh Kaja. Kryekomisari vijoi më tej, duke rrëfyer se nga Shërbimi Informativ Shtetëror në dikasterin blu, vijnë shpesh informacione. Pak muaj më parë, sipas zëvendësit të Ibrajt, u përcoll një sinjal që fliste për një tentativë arratisjeje në këtë komisariat. Informacioni i mbërritur u mor menjëherë në konsideratë. Pa e bërë të gjatë u morën të gjitha masat e nevojshme nga Drejtoria e policisë së Shkodrës, për të parandaluar largimin e kriminelëve. Kësisoj, megjithë përpjekjet e mundshme të të paraburgosurve, policia arriti të merrte nën kontroll situatën. "Ka gjasa që të bëhet fjalë për këtë rast. Por nuk mund të them më tepër se kaq, pasi nuk jam shumë i informuar. Asokohe, ne ndërhymë dhe patëm rezultat të kënaqshëm", përfundoi Dashnor Kaja.