Toka bujqësore më e shtrenjtë nga sa u deklarua

11/02/2005 Komitetit Shtetëror i Pronave dorëzon në parlament metodikën
Çmimi për tokën bujqësore nuk do të jetë më 3.4 euro për metër katror, siç u deklaruar një javë më parë, por më tepër. Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave ka miratuar formulën përfundimtare të metodikës për çmimin e tokës në procesin e kthimit dhe kompensimit. Menjehërë pas mbledhjes, burimet kanë bërë të ditur se çmimet për tokën bujqësore pritet të jenë më të larta nga sa ishin parashikuar një javë më parë. Kjo për faktin se baza e të dhënave për fitimin neto, që sjell një njësi prone, do të merret prej raportit të përvitshëm të Ministrisë së Bujqësisë. Burimet thanë se fillimisht ishte kërkuar që nxjerrja e fitimit të një kategorie toke do të jetë sipas eksperimenteve dhe statistikave të tjera. Kjo është cilësuar tepër subjektive dhe e papranueshme prej një pjese të anëtarëve të komitetit. Sipas tyre, të dhënat mbi fitimin prej eksperimenteve janë më të ulëta nga sa deklarojnë institucionet zyrtare.
Në të kundërt me këtë, për tokën truall në zonë turistike apo jo, nuk do të ketë ndonjë ndryshim më të madh nga sa ka qenë më parë. Të dhënat në këtë rast do të merren nga agjencitë private të shitblerjes së trojeve.
Toka bujqësore
Në metodikën e fundit, është përcatuar që çmimi i tokës të bazohet në fitimin që i sjell pronarëve. Kjo do të shumëzohet me koeficentin e infrastrukturës rrugore, vaditshmërinë, afërsisë me qendrat e banuara si dhe me afërsinë me tregun. Shuma e këtyre përcaktimeve sipas ekspertëve do të sjellë çmimin real të një prone. Në bazë të këtyre të dhënave komiteti ka menduar që të ndajë në 10 kategori tokat bujqësore, që dallojnë nga njëri-tjetri, prej koeficientit në kriteret e përcaktuara. Por, ndryshe nga sa ishte vendosur fillimisht në metodikë, ku fitimi për një njësi toke do të jepej prej eksperimenteve apo të dhënave të tjera, komiteti vendosi që fitimi të përcaktohet prej statistikave konkrete. Madje, është kërkuar që dhe fitimi që mund të dalë prej blegtorisë të vlerësohet si i tillë në metodikën e vendosjes së çmimit për tokën bujqësore. Burimet nga komiteti thanë se vlerat e dhëna në raportet e Ministrisë së Bujqësisë për fitimin mbi një njësi toke, janë më të larta nga shifrat që japin eksperimentet. Ndaj dhe çmimet e dhëna një javë më parë tashmë do të jenë më të larta. Kjo sepse fitimi për njësi i bazuar në rapotet e Ministrisë së Bujqësisë është më i lartë.
Trojet
Për tokat bujqësore, Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka vendosur që çmimi të jetë sipas të dhënave të agjencive private. Kështu në rast se për një pallat pronari i truallit merr një të tretën e ndërtesës, çmimi i tokës në atë zonë do të jetë sa vlera e një të tretës së banesës. Por për të pasur një pasqyrë më të madhe të çmimeve komiteti ka vendosur që bashkitë dhe komunat të ndahen në zona të ndryshme. Ndarjet do të bazohen në infrastrukturën rrugore, furnizimin me ujë të pijshëm si dhe furnizimin me energji elektrike. Në rast se këto kritere janë të vlerësuara në maksimum dhe çmimi i truallt do të jetë dhe më i lartë. Kështu Tirana do të ndahet në 33 zona të veçanta, ku çmimi më i shtrenjtë do të jetë për qendrën. Sipas të dhënave, çmimi maksimal për tokën truall në Tiranë do të jetë 606 euro. Megjithatë është vendosur që pallatet të mos lejohen mbi 10 kate, nga të cilat 2 janë kate të nëndheshme. Ky ndryshim e ka rritur ndjeshëm çmimin e truallit nga përcaktimi i metodikës fillestare të paraqitur një vit më parë.
Kuvendi do të shqyrtojë me përparësi metodikën
Kuvendi i Shqipërisë do të marrë në shqyrtim metodikën e vendosjes së çmimeve të tokave për procesin e zbatimit të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave me procedurë të përshpejtuar. Burimet kanë bërë të ditur se partitë politike janë shprehur pro kalimit me përparësi të draftit, pasi është konsideruar tepër i rëndësishëm, si për qytetarët ashtu dhe prej institucioneve ndërkombëtare. Metodika e dorëzuar dje në mesditë, do të diskutohet shumë shpejt në komisionet parlamentare, ku do të jenë deputetët pikat kyçe të vendosjes së çmimeve përfundimtare. Por, që prej një jave, palët janë ndarë në dy qëndrime të ndryshme. Ndërsa opozita kërkon çmimin real për kompensimin e pronarëve, mazhoranca është shprehur më e lëkundur. Por është theksuar se fatura financiare nuk do të jetë e lartë, pasi pronarët do të kompensohen me prona të tjera, apo me aksione në ndërmarrjet që kanë dhe kapital shtetëror. Në bazë të metodikës përfundimtare, që do të miratojë Kuvendi i Shqipërisë, do të tentohet dhe në një studim më të plotë prej komitetit. Burimet thanë se do të kërkohet përcaktimi i çmimeve për të gjithë qytetet e Shqipërisë dhe për të gjitha kategoritë e pronave. Për këtë studim do të kërkohet ndihma e ekspertëve shqiptarë. Të dhënat për studimin do të merren në terren prej vetë ekspertëve. Ndërsa harta përfundimtare do të miratohet po në komitetin shtetëror të kthimit dhe kompensimit të pronave. Pas kësaj, komisionet vendore do të kenë në dorë koordinimin mes kërkesave të ish-pronarëve dhe vendimin për kthimin dhe kompensimin e pronave. Kjo do të jetë hera e parë që në Shqipëri të paraqitet një studim i plotë për çështjen e pronave.
Komisionet vendore nisin punën
Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka kërkuar nisjen nga puna të komisioneve vendore. Burimet thanë se të 12 komisioneve u është kërkuar që të njihen me rregulloren e punës. Gjatë këtij muaji do të tentohet që të rishikohen nene të veçanta të rregullores për të kaluar më pas në votimin në Komitetin e Pronave. Vetëm pas kësaj procedure, 12 komitetet do të kenë të drejtën që të marrin në shqyrtim kërkesat e ish-pronarëve për kthimin dhe kompensimin e tokës së tyre. Sipas ligjit të miratuar në Kuvend, komisionet vendore duhet të marrin vendim për kërkesat e ish-pronarëve brenda 45 ditëve nga paraqitja e dosjes përkatëse. Në rast se kjo nuk zbatohet, atëherë pronarët kanë të drejtë të ankohen në Komitetin Shtetëror të Pronave. Ky i fundit është i detyruar që japë një përgjigje përfundimtare brenda 30 ditëve nga ankesa. Megjithatë, duket se për nisjen e punës për zbatimin e ligjit do të duhet dhe një ristudim i hartës së tokave të lira. Kjo për të pasur një pasqyrë më të qartë të vendimeve që do të marrin komisionet e kthimit të pronave.
Harta e çmimeve të deklaruara një javë më parë Çmimi për tokën bujqësore varion nga 3.4 euro në zonën e Lushnjës 3.8 euro në zonën e Beratit Trojet në zonat urbane në Tiranë 78 euro për metër katror 606 euro për metër katror Trojet në zonat turistike 40 euro për metër katror 210 euro për metër katror 133 mijë ha tokë për kompensimin financiar Qeveria ka dhënë 2 milionë dollarë në një vit për kompensimin financiar