Kaja: Të hapet burgu i Shënkollit
11/02/2005 Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, deklaron se të paraburgosurit e komisariatit të Shkodrës dhe të Lezhës do të transferohen në burgun e Shënkollit. Me miratimin e Prokurorit të Përgjithshëm do t'i kërkohet Ministrisë së Drejtësisë rihapja e këtij burgu. Dashnor Kaja rrëfen ndëshkimet për policët që bashkëpunuan me kriminelët në arratinë e tyre. Dyshohet se ka dhe të tjerë uniforma të implikuar në ngjarjen e Shkodrës.
Deklarimet
"Ministria e Rendit Publik me miratimin e Prokurorit të Përgjithshëm kërkon nga Ministria e Drejtësisë hapjen e burgut të Shënkollit. Kemi vendosur që të paraburgosurit e Qarkut të Shkodrës dhe të Lezhës të transferohen të gjithë në këtë institucion", deklaroi Dashnor Kaja. Sipas kryekomisarit, i cili dha një konferencë për shtyp mbi arratinë e të burgosurve në Shkodër, gjendja në këtë komisariat është shumë e keqe. Zëvendësdrejtori pranoi se kushtet e jetesës atje janë të vështira dhe se në një hapësirë të mjaftueshme për të jetuar 45 persona, janë vendosur më tepër se dyfishi, afro 95 vetë. Kryekomisari bën të ditur se janë arrestuar dy punonjës policie, që mendohet të jenë implikuar drejtpërsëdrejti në arratinë e kriminelëve të dënuar nga togat e zeza të drejtësisë shqiptare. Dashnor Kaja, i pyetur nga gazeta "Metropol" për mundësinë e përfshirjes dhe të forcave të tjera blu në këtë incident, u shpreh se është krejtësisht e vërtetë. "Pos arrestimit të Kolpepës dhe Vatnikës, janë shoqëruar dhe 3 uniforma të tjera. Dyshohet se të prangosurit nuk janë të vetmit që kanë ndihmuar të burgosurit për t'u arratisur. Të shoqëruarit janë duke u marrë në pyetje nga grupi hetimor, për të arritur në një konkluzion të saktë mbi implikimin e tyre", shprehet Kaja. Gjithashtu, dëshmitë e të arratisurve, që tashmë kanë rënë në pranga si dhe të dy policëve të arrestuar, do të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të skemës së arratisë. Sakaq, nuk është zbuluar ende nëse efektivat e rendit, të përfshirë në këtë histori, janë paguar për të bashkëpunuar. Ky fakt nuk dihet ende, pasi grupi hetimor është skeptik në këtë drejtim. Kryekomisari thotë se nuk përjashtohet mundësia e mitmarrjes në këmbim të ndihmës, ashtu siç ka gjasa që policët të jenë kërcënuar nga të dënuarit apo të afërmit e tyre, nëse nuk u falnin kriminelëve lirinë e shumëndërruar. F.Bramo
10 milionë për kokën e Bujar Dakajt
Policia shqiptare ofron një shumë të konsiderueshme parash për cilindo që rrëfen vendndodhjen e sigurtë të Bujar Dakajt. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm deklaroi publikisht se është rënë dakord që, informatori që do të ndihmojë policinë për kapjen e të arratisurit, do të marrë si shpërblim plot 10 milionë lekë të vjetra. Por ka gjasa që paratë të mbeten të paprekura, pasi nga përvojat e mëparshme syresh, nuk është shënuar ndonjë rast i dhënies së informacionit në këmbim të parave. Të arratisurit janë kapur vetëm sajë gjurmimit të agjentëve të policisë kriminale.