Koja takon intelektualët
11/02/2005 Partia Socialiste nisi dje takimet me intelektualë për të diskutuar rreth strategjisë zgjedhore. Pas udhëzimit të dy ditëve më parë të numrit dy të kësaj partie, Gramoz Ruçi, zëdhënësi politik i PS-së, Gjergji Koja, ka zhvilluar bisedime me intelektualë të fushave të ndryshme për të afruar këtë shtresë të shoqërisë shqiptare sa më pranë strukturave të partisë. Zhvillimi i tryezave të tilla, ku përfaqësuesit e strukturave drejtuese të PS-së do të debatojnë me akademikë, figura të njohura të shoqërisë civile etj., janë krijuar për të thithur mendimin e tyre intelektual dhe për ta adoptuar më pas në strategjinë socialiste. Gjatë këtij, muaji Partia Socialiste do të organizojë tryeza të tjera me ekespertë nga fusha të ndryshme, të cilët do të hartojnë ministrategjitë elektorale të Partisë Socialiste për këtë prag zgjedhjesh. Afrimi i kësaj pjese të shoqërisë shqiptare me struktuart e PS-së do të synojnë që të evidentohen më mirë dhe problemet e shumta sociale, ekonomike dhe shoqërore të popullit. Gjithashtu do të synohet që të rritet bashkëpunimi mes dy e më shumë palëve për krijimin e strategjive që do të përdoren nga PS-ja gjatë fushatës dhe në rast se fiton zgjedhjet në sektorë të tillë si arsimi, shëndetësia, ekonomia, bujqësia marrëdhëniet me jashtë, integrimi, antikorrupsionin etj.