E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet me Kosovën, Klinton viziton në tetor Beogradin



Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, do të vizitojë Beogradin më 12 tetor, raporton shtypi beogradas. Me këtë rast theksohet se ajo do të takohet me presidentin serb Boris Tadiç dhe me ministrin e jashtëm, Vuk Jeremiç, i cili kohët e fundit ka pasur probleme lidhur me qëndrimin e tij të prerë për rezolutën e re për Kosovën. E përditshmja “Veçernje Novosti” shkruan se mund të pritet që zyrtarët e Serbisë me zonjën Klinton, do të bisedojnë për modalitetet e dialogut të ardhshëm Serbi – Kosovë dhe për rrugën europiane të Serbisë. E përditshmja tjetër “Danas”, raporton se në kuadër të një turneu rajonal, zonja Klinton, para vizitës në Beograd, do të qëndrojë edhe në Sarajevë. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për vizitën e sekretares amerikane Klinton, por ajo që dihet me siguri është se SHBA-të po përpiqen të jenë asnjanëse kur bëhet fjalë për çështje që u takojnë dy shteteve si Kosova dhe Serbia, megjithatë duke pasur parasysh ndihmën me anë të ndërmjetësimit në bisedime.

28 Shtator 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›