E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cilesia e universiteteve. Gati lista sipas renditjes

Lista e renditjes së universiteteve, nga më i miri deri tek ai që nuk plotëson standartet e kërkuara, do të publikohet javën e ardhshme. Burime pranë Agjensise Publike të Akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë thonë për AS se raporti për monitorimin dhe renditjen e institucioneve të arsimit të lartë, në bazë të cilësisë së diplomave që ato ofrojnë, ka përfunduar dhe do të bëhet publike rreth datës 12 korrik.

Po këto burime zyrtare thonë se ekspertët e huaj, ata gjermanë që janë marrë me këtë proces, kanë rënë dakort që kjo nismë per here te pare në vednin tonë , të bëhet publike përpara se maturantët të plotësojnë formularin A2, atë të plotësimit për degët në të cilat synojnë të studiojnë, duke ju dhënë mundësi të rinjve që të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Po këto burime zyrtare thonë se në këtë proces nuk kanë marrë pjesë të gjitha universitetet. Ato nuk do të penalizohen, por seleksionimi do të bëhet nga vetë  maturantët që do të zgjedhin më të mirin dhe diplomën më të sigurtë që ofrohet në tregun e punës.  

Listimi i institucioneve të arsimit të lartë i paraprin procesit të akreditimit për të cilin deri tani nuk ka aplikuar asnjë pranë Agjensisë Publike te Akreditimit, ndërkohë që për momentin i vetmi universitet publik që ka mbaruar këtë proces është universiteti ushtarak “Skënderbej”.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›