Bisedimet për ndarjen elektorale të përfundojnë para 3 marsit

25/02/2005 Kuvendi ka shfuqizuar ndarjen e vjetër elektorale
Sipas marrëveshjes mes Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe OSBE-së, bisedimet për ndarjen e re zonale duhet të përfundojnë brenda datës 3 mars. Kjo sepse, pas këtij afati, nuk mund të ketë ndryshime të hartës zgjedhore. Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, përcakton se në gjashtë muajt e fundit të mandatit të parlamentit nuk mund të ketë ndryshime të ndarjes elektorale. Kjo ka detyruar forcat politike që të përshpejtojnë bisedimet. Megjithatë, një javë më parë konsensusi për pikën më të fundit për reformën elektorale është rrezikuar seriozisht. Pas tërheqjes së ekspertëve të OSBE-së, socialistët kanë deklaruar se do të votojnë draftin e tyre. Ndërsa është dashur ndërhyrja e përfaqësuesve të lartë të BE-së, që ka detyruar rinisjen e bisedimeve. Duket se me zhvillimet më të fundit OSBE-ja do të rinisë diskutimet me përfaqësuesit e OSBE-së, vetëm pasi të kenë përfunduar takimet me përfaqësuesit socialistë. Ndërsa dhe ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi, ka theksuar rëndësinë që ka miratimi i ndarjes së re elektorale për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Megjithatë, shqetësimi është akoma më i madh nga fakti se Kuvendi ka shfuqizuar ndarjen e vjetër elektorale. Kjo do të thotë se, pa miratimin e kufijve të rinj zonalë, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje, pasi nuk është e përcaktuar se për kë kandidat do të votojnë banorët e një zone të caktuar.