E Hënë, 2 Nëntor 2026

Meksi: Politika ka sjellë pengesa në reforma

25/02/2005  Ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi,,, ka pranuar dje se vonesat në reformën zgjedhore në Shqipëri janë për shkak të pengesave që vijnë nga forcat politike. Kryenegociatorja ka garantuar angazhimin e qeverisë shqiptare për të përmbushuar afatet e kërkuara nga BE-ja në realizimin e reformave në tërësi dhe asaj zgjedhore në veçanti. Sipas saj, "u inkurajuam që brenda afateve ligjore të mundësohet përfundimi i ndarjes së zonave zgjedhore, i cili është një problem i një rëndësie të veçantë dhe për të cilin ndaj të njëjtin opinion me zotin Priebe". Duke theksuar nevojën për të intensifikuar punën nga të gjitha forcat politike, me qëllim arritjen e afateve të parashikuara në ligj, për realizimin e një procesi zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare, kusht ky tashmë i evidentuar si i domosdoshëm për ecurinë e mëtejshme të procesit të reformave, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›