E Hënë, 2 Nëntor 2026

Meyer: KE është zhgënjyer

25/02/2005  Përfaqësuesi i Luksemburgut

Përfaqësuesi i Presidencës së Luksemburgut në BE, Jean Cloude Meyer, ka qenë më kritik në vlerësimet e tij për reformat në Shqipëri. Duke iu referuar reformës zgjedhore, Meyer tha se "Komsioni Evropian është i zhgënjyer që partitë politike në Shqipëri nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për reformën zgjedhore. As pas vëmendjes së tërhequr nga Solana dhe Barozo, ndaj Kryeministrit Fatos Nano nuk sigurojnë asnjë element që zgjedhjet do të jenë të pakontestuara as para bërjes së tyre". Gjithashtu, përfaqësuesi i Presidencës së radhës së BE-së i ka kushtuar vëmendje bllokimit të punës për hartën elektorale. Sipas tij, "harta e re elektorale duhet të pranohet në të gjitha nivelet dhe jo vetëm në qendër dhe në qoftë se paraqiten probleme, edhe në një lokalitet i gjithë procesi zgjedhor do të komprometohet. Suksesi nuk varet vetëm nga raportet në letër, por edhe nga rezultatet në terren. Integrimi në Evropë për Shqipërinë është një autobus që mundohet të ngjisë maloren", tha Meyer.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›