Nuk është zbatuar ligjin për pronat

25/02/2005 Zgjedhjet
Bashkimi Evropian është i zhgënjyer që partitë politike në Shqipëri ende nuk kanë gjetur gjuhën. Pavarësisht vëmendjes së tërhequr nga Solana dhe Barrozo, ndaj Kryeministrit Fatos Nano, dy javë më parë, nuk kanë marrë ende përgjigjen se zgjedhjet do të jenë të pakontestuara, para se të zhvillohen
Pronat
Na vjen keq që qeveria shqiptare nuk ka filluar të zbatojë asgjë nga ligji të miratuar për kthimin dhe kompensimin e pronave, të cilin e keni miratuar vetë. Institucionet shtetërore duhet të fillojë zbatimin e legjislacionit aktual për çështjen e pronave dhe zbatimi i këtij legjislacioni është një çështje tejet delikate
Minoritetet
Qeveria shqiptare duhet të garantojë dhe të promovojë të drejtën e minoriteteve për të marrë pjesë në zgjedhje. Nuk duhet të përsëriten incidentet me minoritetet si në zgjedhjet e shkuara. Nuk mund të sigurohet integrimi i vendit në BE pa siguruar më parë të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve
BE tërheq vëmendjen për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve, çështja do të rishqyrtohet
Për zgjedhjet, Këshilli Evropës shprehet i zhgënjyer
Task Forca i Bashkimit Evropian ka ngritur shqetësimin dje për vonesat në zbatimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Gjatë një konference të dhënë për shtypin, kryenegociatori Reinhard Priebe theksoi se "na vjen keq që qeveria shqiptare nuk ka filluar të zbatojë asgjë nga ligji të miratuar për kthimin dhe kompensimin e pronave, të cilin i keni miratuar vetë". Në këtë mënyrë, ai ka lënë të nënkuptuar se përfaqësuesit e qeverisë shqiptare nuk kanë marrë hapat e duhur për ligjin e konsideruar nga më të rëndësishmit për Shqipërinë. "Institucionet shtetërore duhet të fillojnë zbatimin e legjislacionit aktual për çështjen e pronave dhe zbatimi i këtij legjislacioni është një çështje tejet delikate", është shprehur dje Priebe. Ndërsa, duke e konsideruar të paplotësuar këtë pikë të reformave në Shqipëri, Priebe ka deklaruar se kjo çështje do të ridiskutohet në të ardhmen. Duket se kjo do të përbëjë një tjetër pikë negative për Shqipërinë në raportin e BE-së. Burimet kanë deklaruar se kryenegociatori është shprehur dhe më i ashpër në takimet me përfaqësuesit e Shqipërisë. Megjithatë, gjatë konferencës së dhënë për shtypin, Priebe ka përshëndetur Metodikën e hartuar nga Komitetit Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për vendosjen e çmimeve të tokës. Në këtë mënyrë është lënë e nënkuptuar se tashmë janë deputetët, ata që duhet të vendosin përfundimisht mbi ecurinë e kësaj pike tepër delikate. Gjatë konferencës së dhënë për shtypin, përfaqësuesit e BE-së kanë përgëzuar për konsensusin, që është arritur për të krijuar këtë komitet me përfaqësues të opozitës si dhe organizimi që është bërë për Komitetet Vendore për zbatimin e ligjit.
Minoritetet
Nga përfaqësuesit e BE-së është mbështetur hartimi i konvetës së të drejtave të minoriteteve nga Ministria e Integrimit si një nga parimet më të rëndësishme, pa të cilin nuk mund të aspirohet në integrimin evropian. Burimet kanë bërë të ditur se pala shqiptare në takime ka dhënë një pasqyrim të përfaqësimit të minoriteteve në administratën shtetërore. Gjithashtu, një tjetër pikë e takimit ka qenë dhe mundësia për arsimimin e minoritarëve, sipas përcaktimeve që dalin nga konventa e ndërkombëtarëve. Ndërsa dhe një herë është theksuar se në Shqipëri vetëm 1.4 për qind e popullsisë nuk është me kombësi shqiptare.
Priebe: Nuk jeni gati të bëni pa ndërkombëtarët
Harta elektorale nuk është vizatim sipas interesit
Shefi i delegacioni të Bashkimit Evropian, Rienhard Priebe, pas dy ditë negociatash me palën shqiptare, ka kërkuar realizimin e reformës së plotë zgjedhore në vend. Sipas tij, "zgjedhjet vendosen ditën e zgjedhjeve, dhe jo ditën kur politikanët ulen rreth tavolinës për të vizatuar sistemin zgjedhor dhe nëse kjo ndodh, zgjedhjet dhe detyrat e tjera dështojnë. Ne po shohim se përgatitja për zgjedhjet është mbipolitizuar dhe mendojmë se nuk jeni gati t'i zgjidhni çështjet delikate vetë, dhe se duhet ende ndërhyrja e ndërkombëtarve. Pa mirëkuptimin e të gjithë faktorëve, rreziku në procesin zgjedhor është shumë i lartë. Partitë politike duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe qeveria e re, që do të dalë nga këto zgjedhje, duhet të angazhohet seriozisht për të përfunduar reformat", tha Priebe. Ai ka shprehur shumë qartë interesin dhe vëmendjen që i ka kushtuar këtij procesi Bashkimi Evropian, duke qenë gjithashtu dhe shumë kritik në qëndrimet e tij. Priebe thekson se "problemi më i vogël, që do të dalë në përgatitjen për zgjedhjet, do të rrezikonte dhe do të vënë në pikëpyetje procesin elektoral". Ndërsa, për sa i përket ndarjes së zonave elektorale, sipas Priebes, "është thelbësisht çështje teknike, llogarish matematike dhe asgjë tjetër. Nuk është rasti që partitë politike të vizatojnë hartën elektorale sipas interesit të tyre, pasi legjislacioni për zgjedhjet është në shërbim të popullit dhe jo të individëve partiakë. Përndryshe i gjithë procesi do të rezultojë i dështuar".