Rikthehen debatet PS-OSBE për ndarjen e re zonale

25/02/2005 Ekspertët nuk kanë arritur as dje në gjetjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes palëve
Vetëm një ditë pasi është hapur rruga për konsensusin mbi ndarjen e re zonale, duket se ka nisur përplasja mes ekspertëve të të dy palëve. Burimet thanë se dje mes përfaqësuesve të OSBE-së dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste nuk është arritur në përfundimin e kufijve të lëna në mes gjatë diskutimeve të ditës së mërkurë. Për këtë çështje është theksuar se përfaqësuesit e PS-së kanë paraqitur argumente të tjera nga ato të përfaqësuesve të OSBE-së, mbi ndarjen e votuesve në zonat përkatëse. Kjo ka sjellë që të rishtyhet diskutimi mbi ndarjen e kufijve të tre qarqeve, që kanë mbetur ende në dyshime. Madje, mësohet se dhe në 9 qarqet e diskutuara, dy ditë më parë, ka ende diskutime.
Bisedimet
Ndërsa dje pritej që të përfundonte takimi me palën socialiste dhe të rinisnin bisedimet me Partinë Demokratike, çështja është rivënë në dyshim. Burimet kanë bërë të ditur se është Qarku i Elbasanit dhe i Korçës, që ka sjellë dhe një herë debatin mes të dy palëve. Ndërsa, është pranuar që kanë përfunduar diskutimet mbi zonën e jugut dhe për heqjen e një zone në Berat dhe në Vlorë. Në dukje u pa se me kalimin e një zone në Shkodër dhe një në Tiranë palët do të arrinin në një përfundim të kënaqshëm, por përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk kanë pranuar që të lëshojnë terren mbi kufijtë e zonave zgjedhore në Elbasan dhe ato në Korçë. Megjithatë, mësohet se dhe sot do të rinisin bisedimet mbi kufijtë e këtyre dy zonave. Duket se megjithë vendosjen e një mesatareje për votuesit në zonat zgjedhore, është ende e vështirë kalimi në një variant të kënaqshëm për të gjitha palët. Dhe dje është theksuar se janë të gjitha mundësitë për të miratuar ndarjen zonale, që do të ketë pëlqimin e të gjitha forcave politike si dhe të OSBE-së.
Reagimi
Gjatë prononcimeve të dhëna dje për shtypin, përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë deklaruar se socialistët janë duke sjellë të tjera pengesa për ndarjen zonale. Madje, ata kanë hedhur poshtë deklaratat e dhëna për përfundimin e marrëveshjes dhe kanë theksuar se gjatë bisedimeve janë rihapur çështjet, që më parë konsideroheshin të mbyllura. Partia Demokratike ka theksuar se është në mbështetje të variantit të paraqitur nga OSBE dhe për zonat me përqëndrim të elektoratit minoritar. Kjo është cilësuar në përputhje të plotë me kërkesat që dalin nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.