E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti e kreu i parlamentit takim për mosmarrëveshjet

Veljanovski i ka kërkuar Cërvenkovskit gjetjen e zgjidhjes për krizën që ka përfshirë këto dy institucione

Në Maqedoni, presidenti dhe kryetari i Parlamentit do të përpiqen që të tejkalojnë dallimet mes këtyre dy institucioneve. Ishte kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski që me anë të një letre i bëri thirrje presidentit Branko Cërvenkovski për një takim të përbashkët. Qëllimi i takimit siç thuhet në letër është gjetja e zgjidhjes për krizën që ka përfshirë këto dy institucione për shkak të interpretimeve të ndryshme të kushtetutës. Presidenti refuzon të dekretojë pesë ligje, ndër të cilat ai për energjetikën, për lobim apo dhe për shpronësim. Sipas presidentit, rivotimi i këtyre ligjeve për herë të dytë nga ana e parlamentit u bë në mënyrë të rregullt. Ligjvënësi me të marrë vesh faktin se kreu i shtetit nuk do t'i dekretojë ligjet, pa marrë shpresë zyrtare, i vuri në rend ditë dhe i rimiratoi me urgjencë. Me këtë veprim, mazhoranca donte të detyronte presidentin që t'i dekretojë ligjet. Por fakti që ato u rimiratuan pa marrë shpjegimin zyrtar nga presidenti i jep argument atij që rimiratimin ta quajë joligjor. Ai ka sugjeruar kthim në seancë plenare edhe një herë të këtyre ligjeve. Presidenti nga ligjet e diskutueshme, të cilat parlamenti i miratoi pa prezencën e opozitës dhe pa debat, ka dekretuar ligjin për përdorimin gjuhës shqipe. Ai tha se ky ligj u rimiratua sipas rregullave, ç'ka nënkupton, pasi parlamenti mori shkresën e tij zyrtare. Duke u bazuar në letrën e kryetarit të Parlamentit si dhe pranimit nga ana e presidentit që të zhvillohet takim i përbashkët pritet që të gjendet kompromis, edhe pse palët më herët kishin deklaruar se nuk do të heqin dorë nga qëndrimit e tyre. Mos dekretimi i ligjeve dhe rimiratimi i shpejtë i tyre nga parlamenti shtiu vendin në krizë politike, e cila tani tentohet të zbutet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›