E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshkat, 1 në 10 shqiptarë i sëmurë

Një në dhjetë shqiptarë ka probleme me veshkat. Kjo për shkak të mungesës së diagnostikimit të hershëm dhe pasojë e neglizhencës të një sërë sëmundjesh të cilat dëmtojnë ato. 

 Sipas mjekëve, të rinjtë duhet të kryejnë pas moshës 20 vjeç analizën për nivelin e albuminës për të evituar këto probleme. Ndërsa gratë shtatzëna duhet ta bëjnë një gjë të tillë të paktën një herë në 3 muaj. Icidenca e sëmundjes është në rritje vit pas viti, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë. Në 80% të rasteve të sëmurët paraqiten atëherë kur janë në gjendje të rëndë. Krahas mungesës së sensibilizimit të qytetarëve për të kryer periodikisht analizat, problemi më i madh për të sëmurët mbetet trajtimi. Vendi ynë renditet ndër të fundit në rajon për kapacitetet dhe kryerjen e procesit të hemodializës në krahasim me raste të reja që shtohen nga viti në vit. Ndërkohë faktorët kryesorë të riskut mbeten infeksionet e veshkave, që nuk kurohen siç duhet, por edhe ndikimi që kanë në shfaqjen e këtyre problemeve sëmundje të tilla si diabeti e hipertensioni. Këto sëmundje çojnë në dëmtimin e rëndë të filtruesve të gjakut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›