Tartari: Në sallë, me doreza të skaduara
"Padijen e mjekut e vuan pacienti, por edhe padijen e pacientit shpesh e vuajnë mjekët. Profesioni ynë është më humani, me gjithë përpjekjet për ta nxirë e për t'i hedhur baltë.
Në mjekësi puna është komplekse. Duhet vullneti i të gjithëve për t'ia dalë mbanë. Në rastin e operacionit të vajzës nga Pogradeci, nuk do t'ia kishim arritur nëse nuk do të ishte vullneti i të gjithëve, që nga mjekët anestezistë, kirurgët dhe personeli i mesëm", kështu shprehet kirurgu Flamur Tartari. Ai tregon se në përfundim të operacionit, për ditë të tëra kanë qenë në ankth për jetën e nënës 23-vjeçare. Ndërkaq, pas 42 vitesh punë kirurgu pohon se neglizhenca e qytetarëve për sëmundje të ndryshme është e pafalshme. "Mund të justifikohej vite më parë, mungesë informacioni, padituri. Sot është absurde që një person të vijë në gradë të fundit në spital. Por ja që në fakt ndodh shumë shpesh. Diagnostikimi në kohë është gjëja më e rëndësishme, jo vetëm për shëndetin e njerëzve, por edhe për progresin në mjekësi", vëren Tartari. Pranon se punohet në kushte të vështira, kjo jo për faj të tyre. Bashkë me kolegët tregojnë se shpesh u duhet të veshin nga dy palë dorashka plastike në sallën e operacionit, pasi janë të skaduara dhe çahen. "Vendet e tjera i kanë kapërcyer me kohë këto probleme. Te ne mungojnë jo vetëm ilaçet, por edhe mjetet më elementare. Përsëri mjekët shqiptarë ia dalin të shpëtojnë jetë. Dua ta theksoj, sepse kur dëgjon mjek i vihet gjithmonë shenja e barazimit me fjalën korrupsion. Nuk është kështu. Por nga ana tjetër duhet të jemi vetë ne që t'i rikthejmë dinjitetin figurës së mjekut", thotë Tartari.