E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bismarku dhe koha e nazizmit

Autori i Lajmit: Redaksia
Richard Tres Lambert ka një lidhje të veçantë me Gjermaninë. Ai ka lindur në Augsburg, ka studiuar në Heidelberg dhe shkon shpesh për pushime në RFGJ. Prandaj 23 vjeçari amerikan ende kujton, se çfarë ka mësuar në orën e historisë në shkollën amerikane.
"Bismarkun dhe bashkimin e Gjermanisë në vitin 1871 dhe natyrisht edhe Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore."
Tri kurse historie duhet të përfundojnë nxënëset dhe nxënësit amerikanë për të marrë maturën. Krahas historisë amerikane dhe të drejtës civile mësohet edhe histori botërore. Në këtë kurs bëhet fjalë kryesisht për të kaluarën e Evrpës, për kongresin e Vjenës 1815, kur kufinjtë e kontinentit u rivendosën pas humbjes së Napoleonit, dhe deri më sot.
Philip G. Herner, mësues historie në “Bethesda Chevy Chase High School“ në Maryland, thotë se për historinë e re shpesh nuk mbetet mjaft kohë. Gjermania është temë sidomos atëherë, kur ka ndikuar në historinë amerikane.
"Në radhë të parë është lufta e parë Botërore, para saj diskutohet edhe për emigrimin e gjermanëve në SHBA, pastaj marrëveshja e paqes e Versajës në vitin 1919 dhe pasojat e saj, ardhja në fuqi e Hitlerit, periudha naziste dhe në fund roli i Gjermanisë gjatë luftës së Ftohtë."
Ai, që do të marrë diplomën ndërkombëtare Baçalaureat në shkollën e Herner-it, duhet të trajtojë me më shumë hollësi historinë evropiane dhe atë gjermane. Në këto kurse, shpjegon Herner, ai thellohet p.sh. tek Otto von Bismarck:
"Ai ka themeluar sistemin politik modern dhe për këtë arsye është një figurë interesante. Përveç kësaj me të mund të lidhësh shumë tema, që nuk kanë të bëjnë aspak me Gjermaninë."
Nxënësit e tij duhet të mësojnë, që Gjermania që në kohët e hershme ka qenë pikënisjeje e lëvizjeve revolucionare.
"P.sh. transformimet brenda krishtërimit përmes reformacionit, krijimi i universiteteve të rëndësishme në Evropën Veriore dhe në Gjermani. Ne fundja nuk duam, që fëmijët të përqëndrohen vetëm te Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore."
Libra për historinë gjermane në gjuhën angleze ka mjaft, thotë Herner. Më e vështirë të sigurohen janë burimet e dorës së parë. Sepse thuajse asnjëri nga nxënësit nuk flet gjermanisht, pra nevojiten përkthime në anglisht.
Profesori i historisë Andreë Zimmerman e ka grumbulluar vetë literaturën primare për kurset e tij të historisë gjermane. Në fundin e viteve 90-të ai jepte mësim në Universitetin e Kalifornisë në San Diego dhe e ka akoma fletoren e trashë me kopertinë të verdhë. Ajo përmban fjalime të Bismarkut dhe Hitlerit si dhe përkthime të një artikulli të gazetës "taz" për ribashkimin e Gjermanisë dhe pjesë të librit të Erich Maria Remarkut "Asgjë e re nga fronti i Perëndimit".
Me internetin puna është lehtësuar shumë, thotë Zimmermann-i. Instituti historik gjerman në Uashington p.sh. ofron në një faqe interneti materialet përkatëse, shpjegon Richard Ëetzell, punonjës shkencor i institutit. Në leksionet e tij në universitetin Georgetoën Ëetzell konstaton se njohuritë për Gjermaninë janë të pakta: "Shpesh unë pyes, çfarë ju sjell ndërmend Vajmari? Atëherë mendoj gjithnjë se ndokush do të thotë. Filmi ‚Cabaret apo diçka tjetër nga kultura e Vajmarit, apo nga koha moderne e Vajmarit, por gjithnjë konstatoj se nuk dinë asgjë." Ajo, që shumica lidhin me Gjermaninë, dhe që u duket interesante është koha e nazizmit, thotë Ëetzell. Edhe ai jep shpesh kurse për këtë temë. Kolegu i tij Andreë Zimmerman jep mësim në universitetin George Ëashington Universität dhe shpjegon, se interesi i madh për kohën e nazizmit nuk do të thotë që për amerikanët të gjithë gjermanët kanë qenë nazistë. "Ata e dinë, që nazistët janë një pjesë e rëndësishme e historisë gjermane, por jo e gjithë historia." Dhe prandaj Zimmerman-i në kursin tjetër të tij, i cili fillon në janar do të trajtojë socialdemokracinë gjermane në shekullin e 19-të. Ai është shumë kurioz, nëse studentët do të tregojnë interes.
(Christina Bergmann/Deutsche Welle)

NE ANE
“Druvari i mirë”
Vëllezërit Grim
E përshtatur nga Genti Decka
Regjisor : Genti Decka
Përshtatja: Genti Decka
Skenograf kostumograf : Shpëtim Baca
Koordinatore: Milena Selimi
Personazhet :
Druvari - Endri Cela
Vëllai - Ledian Papagjoni
Naratori - Arber Islami

Nostalgji me vëllezërit Grim

Të gjithëve ju kujtohen nga fëmijëria vëllezërit Grim, veçanërisht “Druvari i mirë”. Tashmë është momenti që edhe fëmijët tuaj të njihen me legjendën e letërsisë. Një shfaqje e përshtatur nga Genti Decka, me regji të tij do të interpretojnë në Teatrin e Metropolit Endri Çela në rolin e Druvarit, Ledian Papagjoni, në rolin e vëllait dhe Arben Islami që do të jetë narratori. Një familje e varfër jetonte duke bërë dru në pyll. Jeta e tyre ndryshon në momentin kur sopata druvarit i bie në lum dhe aty njihet me peshkun magjik. Peshku magjik ishte i gatshëm të ndihmonte druvarin duke i plotësuar disa dëshira dhe duke i dhuruar dy sopata magjike pasi druvari arriti të lironte peshkun magjik nga grepi i druvarit i cili kish zënë peshkun e fatit të tij. I lumtur ai kthehet në shtëpi i tregon vëllait historinë ku ky i fundit kërkon që peshku ti plotësoje dëshira të tjera edhe më të mëdha. Pas plotësimit të këtyre dëshirave druvari ndjen se tashmë nuk është më i lumtur edhe pse është më i pasur. Në këtë moment i kërkon peshkut në kundërshti më të vëllane ti kthejë jetën e tij të varfër dhe të lumtur. Paraja dhe pushteti nuk të bëjnë të lumtur është dashuria e cila na mbush jetën plot gaz , hare ,lumturi dhe respekt për njeri –tjetrin në familje e shoqëri .

Ky lajm është publikuar: 08/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›