Part-time, sot mbyllen aplikimet, nesër fituesit
Autori i Lajmit: Redaksia
Aplikimet e reja për në sistemin me kohë të pjesshme mbyllen ditën e sotme ndërsa nesër pritet të afishohen fituesit e rinj. Dy ditë më parë Universiteti i Tiranës rinisi pranimin e kërkesave të aplikimit për sistemin part-time për kuotat e parealizuara. Më 9.1.2010, Universiteti i Tiranës do të shpallë dhe do të afishojë listat e të gjithë aplikantëve, të renditura sipas rendit zbritës të pikëve, duke evidentuar kandidatët fitues. Ndërkohë, rregjistrimet do të kryhen nga data 11 në datën 14 janar, nga ora 08:00 në orën 16:00 pranë sekretarive mësimore. Aplikimet e reja për në sistemin me kohë të pjesshme, për kuotat që i gjeni bashkangjitur, kryhet në zbatim të udhëzimit nr. 1, datë 04.01.2010 të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, “Për shpërndarjen e kuotave të parealizuara dhe regjistrimin e pranimeve për plotësimin e këtyre kuotave në ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme e të edukimit në distancë në IPAL, në vitin akademik 2009-2010”. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikantët është:
a)fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, ose fotokopje të noterizuar të ndonjë diploma tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlefshme me të.
b)Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje të mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose pasaportës.
c)2 fotografi personale.
d)Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë.
e)Deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme. Kandidatët që kanë depozituar më parë dosjet e tyre në sekretaritë mësimore të njësive kryesore të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë duhet ti plotësojnë ato. Në qoftë se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie, duhet të paraqesë dublikat të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyrën Arsimore përkatëse, ose dhe dokument me listën e notave të lëshuar nga Arkiva e Shtetit dhe të sigluar në DAR/ZA. Kadidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, të dorëzojnë në sekretaritë mësimore edhe diplomën universitare. Pas përfundimit të procesit të rishpërndarjes së kuotave të mbetura bosh për sistemin e studimeve me kohë të pjesshme, pritet një tjetër rishpërndarje, në rast se do të ketë shumë vende të mbetura bosh. Burime nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik thonë se nuk përjashtohet mundësia e një rishpërndarjeje tjetër. Megjithatë, në këtë rast, detajet do të publikohet në ditët në vazhdim, edhe pse viti akademik për këta studentë ka rreth 1 muaj që ka filluar. Ndërkohë, studentët janë detyruar që të paguajnë tarifën e shkollimit, pasi fakultetet ku ata bënin mësim, u kanë dhënë afate që në rast se shkeleshin, mund të shoqërohen me sanksione, si përjashtim nga shkolla. Ata që nuk kanë pasur mundësi që ta paguajnë janë ndëshkuar tashmë, pasi u ishte tërhequr vëmendja kohë më parë për të kryer pagesën e tarifës vjetore të shkollimit.
Dokumentet për regjistrim
Dëftesë pjekurie e shkollës së mesme
ose diplomë tjetër studimi e fituar jashtë vendit,
e vlerësuar si e barasvlefshme me të
Dokument identifikimi
(certifikatë lindje me fotografi ose pasaportë).
Në dosje të mbahet certifikata e lindjes
me fotografi ose fotokopja e pasaportës
2 fotografi
Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit
prej 1.500 lekësh
Kuota
1-Për programet e studimit të ciklit të parë,
më kohë të pjesshme 3 045
2-Programet e dyta të studimi
1 400
3-Për transferim studimesh
200
4-Për shtetasit e huaj
200
Tarifa vjetore për sistemin Part-time në universitetet e Shqipërisë
Universiteti i Tiranës
Histori 52 000 lekë
Gjeografi 52 000 lekë
Gjuhë-Letërsi 52 000 lekë
Drejtësi 93 600 lekë
Biologji 62 400 lekë
Financë-Kont. 72 800 lekë
Adm.-Biznes 72 800 lekë
Psikologji 52 000 lekë
Punë Sociale 52 000 lekë
Akademia e Edukimit Fizik
dhe Sporteve "Vojo Kushi" 62 400 lekë
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Menaxhim Agrobiznesi 52 000 lekë
Ekonomi dhe Politikë Agrare 52 000 lekë
Hortikulturë 52 000 lekë
Prodhim Bimor 52 000 lekë
Zootekni dhe biznes blegtoral 52 000 lekë
Akuakulturë dhe Menaxhim peshkimi 52 000 lekë
Teknologji agroushqimore 52 000 lekë
Agromekanizim 52 000 lekë
Vreshtari dhe enologji 52 000 lekë
Inxhinieri Pyjesh 62 400 lekë
Inxhinieri Përpunim Druri 62 400 lekë
Financë-Kontabilitet 62 400 lekë
Mbrojtje bimësh 62 400 lekë
Agromjedis dhe Ekologji 62 400 lekë
Universiteti "Aleksandër Xhuvani" Elbasan
Histori-Gjeografi 41 600 lekë
Gjuhë-Letërsi 41 600 lekë
Edukatë Qytetare 41 600 lekë
Punë Sociale 41 600 lekë
Filozofi-Sociologji 41 600 lekë
Adm.-Biznes 52 000 lekë
Financë-Kont. 52 000 lekë
Biologji-Kimi 52 000 lekë
Cikli i Ulët 31 200 lekë
Ciklin e Ulët Parashkollor 31 200 lekë
Matematikë-Fizikë 31 200 lekë
Ky lajm është publikuar: 08/01/2010