E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarët boshnjak do të tërhiqen nga misioni në Irak

Ushtarët e Bosnjë-Hercegovinës do të tërhiqen nga misioni ushtarak i forcave të koalicionit në Irak në fund të këtij viti

Tërheqja do të bëhet pasi që një vlerësim i tillë është dhënë nga autoritetet amerikane të cilat janë udhëheqëse të forcave të koalicionit për sigurinë e paqes në Irak.

Lajmi është kumtuar nga Kryesia e presidencës boshnjake, pas një miratimi të marrur edhe nga ambasadori amerikan në Bosnjë-Hercegovinë, Charles English. Ambasadori amerikan në Sarajevë ka faleminderuar angazhimin e ushtrisë së BH-së në misionin e forcave të koalicionit në Irak.

Ushtria e BH-së ka siguruar bazat ushtarake amerikane si dhe ka marrë pjesë në pastrimin e terreneve të minuara në Irak.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›