WBF, Qato zbret sot në ring
Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë - Boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, do të ngjitet në ring sot për të mbrojtur për herë të katërt titullin e kampionit të botës në peshën e mesme në versionin WBF dhe këtë radhë sfidanti i shqiptarit do të jetë argjentinasi Esteban Valdemar Ponce. 26-vjeçari nga kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, ka një bilanc solid si boksier profesionist me 16 fitore të realizuara, prej të cilave 8 me KO, 4 humbje dhe një barazim. Gjithsesi fakti që e favorizon Qaton është se kundërshtari i tij nuk ka përvojën e tij, dhe nuk ka zhvilluar asnjëherë një duel prej 12 rundash, sa zgjasin duelet për titujt botëror. Në vitin 2008, Ponce ka tentuar titullin e kampionit të botës për të rinjtë në versionin IBF për peshën e mesme, por është mposhtur në Kiev nga ukrainasi Maksim Bursak. Më parë ishte përfolur që për kundërshtar të Qatos për duelin e 2 majit të jetë serbi me banim në Austri, Gojko Knezheviç, por, si duket, ai nuk ka pranuar përsëri që të ndeshet me boksierin shqiptar, aq më tepër në Tiranë. Qato është stërvitur atje deri dy ditë më parë në mbrëmje. Duke folur nga Franca, atje ku po zhvillonte fazën përgatitore Qato tha se po stërvitej deri në maksimum dhe, duke qenë se përballja zhvillohet në Tiranë për Qaton kjo është një përgjegjësi shtesë. Argjentinasi Esteban Ëaldemar Ponce do të tentojë që të marrë me vete brezin, të cilin Qato e zotëron që nga prilli i vitit 2008. Përpara kësaj sfide, Kreshnik Qato ka një bilanc prej 21 fitoresh dhe 6 humbjesh dhe në renditjen botërore të boksit profesionist, ai tanimë renditet i 39-ti midis afro 1,050 boksierëve të kategorisë së peshës së mesme, ashtu sikundër është ngjitur edhe në renditjen evropiane, ku mban vendin e 21-të midis afro 302 boksierëve. Por, më e rëndësishmja është se në katër vitet e fundit ai mbetet i pamposhtur, duke shënuar 14 fitore radhazi. Sipas burimeve pranë organizatorëve, kostoja e këtij evenimenti arrin shifrën prej 250,000 eurosh dhe në fakt ai ka nisur zyrtarisht që më 28 prill me mbërritjen e të ftuarve ndërkombëtarë, zyrtarëve e të tjerë.
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010