Bizhga: Drejtuesit e portit abuzuan me tenderat
DURRES - Kreu i PS-së në Durrës, Gazmir Bizhga, akuzon drejtuesit e Autoritetit Portual si “kupolë e mafies”.
Përmes një konference për shtyp kryesocialisti durrsak ka denoncuar atë të cilin, ai e cilësoi si “një skandal financiar në port”. Sipas Bizhgës, fondet publike janë shpërdoruar në mënyrë abuzive nga drejtues të AP-së. Bizhga ka paraqitur dokumente të tenderit për kontratat e furnizimit të mallrave, ndërsa komentin e ka vijuar me makinacionet që po kryhen në administratën e portit. Sipas kreut lokal të selisë rozë, bëhet fjalë për gjysmë milioni dollarë, të përdorura nga drejtuesit e Autoritetit Portual. “Kjo kategori kriminale që drejton portin një ditë do të përballet me drejtësinë”, deklaroi Bizhga. Duke bërë një përmbledhje të krizës sociale që ka prekur rëndë Durrësin Bizhga shtoi se, “të gjitha vjedhjet në port kryhen në një kohë kur peshkatarët nuk kanë asnjë pikë naftë për të nxjerrë bukën e gojës”. o.u