E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznes Albania: Mirëkuptojmë FMN, por jo rritje taksash

TIRANË-Deklaratat e fundit të FMN për rritje taksash në vend ka shqetësuar dhe biznesin vendas. 
Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi është shprehur sot në një takim me përfaqësues të Biznesit se vendi aktualisht ka nevojë për barrë të ulët fiskale. “Mirëkuptojmë FMN, por nuk duhet të rriten taksat. Biznesi nuk duhet të ngarkohet me taksa, taksat e ulëta rrisin investimet dhe ulin informalitetin”, u shpreh Bregasi.
Ai përshëndeti dhe deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Sali Berisha që u shpreh se qëllimi i qeverisë është të mbajë taksat e ulëta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›